Anglia akuzon Zgjedhje e trukuar. Por Barak Obama sulmon Blaterin
Financimet per organizimin e Boterorit 2018 ne Rusi do te vijne nga sektori privat e publik dhe nuk eshte ekskluzive qe pronari i Celsit oligarku Roman Abramovic te enjten ne ceremonine e Zyrihut mund te perfshihet. Keshtu ka thene kryeministri rus Vladimir Putin ne konferencen per shtyp ne Zyrih sipas Interfax. E dime qe Abramovic eshte shume i kujdesshem per zhvillimet e futbollit ne Rusi dhe mund te na jape asistence ne pergatitjet e Boterorit - tha Putin i cili ne mbremje vone fluturoi per ne Zvicer menjehere pas lajmit se Rusia fitoi te drejten e organizimit te Boterorit 2018. Abramovic po ndihmon ne zhvillimin e futbollit tone dhe mbeshtet nje nga klubet ruse - vazhdoi ai. As kryeministri e as vete Abramovic nuk e thone emrin e klubit sepse eshte e ndaluar nga normat nderkombetare ne sektorin tuaj - shpjegoi Putin. - Kjo eshte pjese e punes kerkojme partnership publiko-privat. Ndertimi i stadiumeve per Boterorin 2018 ne Rusi do te kushtoje 10 miliarde dollare. Kryeministri Putin ben te ditur Vleresimi paraprak eshte se ndertimi i stadiumeve dhe infrastruktures do te na kushtoje 300 miliarde rubla rreth 10 miliarde dollare. Shtypi rus e ka pritur me gezim vendimin e FIFA-s Rusia vazhdon te befasoje Boterori 2018 eshte i yni - titullon Novye Izvestia qe evidenton se kandidatura ruse mundi rivale shume te forte ne vecanti Spanjen e Portugaline. Te Vremja Novostei lexohet Rusia ka mundesine te ruaje projektin me te madh te modernizimit te vendit me nje organizim te madh dhe investime. Sport Express ka pershkruar vendimin e FIFA-s me nje dhurate te bukur te papritur dhe prandaj eshte dyfish e bukur. Presidenti i SHBA-se Barak Obama nuk e pertyp humbjen. SHBA-te jane mundur ne garen per Boterorin 2022 te cilin FIFA ia dha Katarit. lsquoI cant. Besoj se eshte nje vendim i gabuar - ishte komenti i numrit nje te Shtepise se Bardhe. Pak me shume se nje vit me pare ne tetor 2009 shuplaka e Komiteti Olimpik Nderkombetar fshiu Cikagon e tij duke ia dhene Rios te drejten per organizimin e Lojerave Olimpike 2016. Dhe dje provoi edhe grushtin e FIFA-s edhe pse Blaterit i kishte rezervuar nje takim ne dhomen ovale ku hyjne vetem kreret e shteteve. Zhgenjime ka pasur edhe ne Australi ndersa nga Holanda vijne akuza ku zgjedhja e FIFA-s konsiderohet e simuluar nga parate e korrupsionit. Nderkohe qe ne token nene te futbollit Angli ka irritim dhe akuza Zgjedhje e trukuar. Kryeministri Devid Kamerun ne Zyrih se bashku me Princin Uilliams dhe Devid Bekham shpreh zhgenjimin e madh. Tabloidi Daily Mail eshte me e ashper dhe e lidh gjithcka me shtetin mafioz sic perkufizohet Rusia nga informacionet e lsquoUikiliks. Gazeta angleze e quan gjithashtu edhe si nje akt te nje Lufte te Ftohte te re. E ashper eshte treguar edhe Bild qe thote se Blater u ka shitur Boterorin sheikeve.