E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Muzaka fyen dhe kercenon gazetarin e Sport Ekspres

Dinamo

Ajo qe ka ndodhur dje ne ambientet e klubit Dinamo mund te perkufizohet skandaloze e shemtuar dhe e denueshme. Mesfushori i kampioneve Gjergji Muzaka ka ofenduar dhe kercenuar gazetarin e Sport Ekspres Dritan Ikonomi. Shkak per humbjen e kontrollit nga ana e 26-vjecarit te bluve eshte bere nje shkrim kritik i gazetarit ne edicionin e se enjtes te gazetes ne fjale i cili mbante titullin Martinena dhe Muzaka yjet qe sshkelqejne. Kjo si duket nuk i ka pelqyer Muzakes i cili pas disa paraqitjeve te mira ne Kombetare dhe me Dinamon ne ndeshjet te fillimit te sezonit ndoshta ka shpresuar se shtypi do te mbylle syte para formes jo te mire qe mesfushori po kalon javet e fundit ne kampionat. Dje gjate stervitjes se radhes ne hollin e klubit Muzaka i ka kerkuar llogari gazetarit per kritikat. Por kete e ka bere duke e share dhe duke ofenduar. Ngjarja e shemtuar eshte zhvendosur disa minuta me vone ne fushen e stervitjes. Ikonomi po zhvillonte nje bisede me trajnerin argjentinas Luis Blanko kur Muzaka e ka nderprere duke i drejtuar me nje ton te ashper pyetjen A te tha gje ty trajneri per mua. Me pas gjithcka ka degjeneruar ne fyerje dhe kercenime te futbollistit. Por gazetari ka ruajtur qetesine dhe ka shmangur konfrontimet me duar te cilat do ta kishin agravuar me tej situaten. Eumlshte nje rast i perseritur pasi me pare te tjere futbolliste te bluve kane sulmuar gazetaret. Kjo duhet te detyroje klubin e Dinamos te reagoje me nje qendrim te ashper.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›