E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika kerkon largimin nga Diarbakirspori

Klubi

Aventura e Gilman Likes te Diarbakirspori eshte drejt perfundimit. Edhe pse eshte transferuar vetem gjate merkatos se veres te skuadra e Liges 1 turke kategoria e dyte mesfushori shkodran duket se po mendon seriozisht largimin ne nje skuader tjeter. Lajmi eshte konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ne te cilen theksohej se 23-vjecari kuqezi nuk eshte paraqitur asnjehere ne nivelet e pretenduara ndersa ne pjesen me te madhe te kohes eshte i demtuar. Madje nuk ka munguar spekulimi se problemet fizike lidhen me pakenaqesite qe Lika ka per problemet financiare te Diarbakirsporit. Shqiptari do te mungoje ne sfiden e se dieles kunder Ordusporit. Kredibiliteti i tij eshte ne renie theksohej ne shkrimin me autor Eklenme Tarihi te publikuar ne sajtin zyrtar te klubit lsquodiyarbakirspor.org. Pervecse nuk po luan mire ne kampionat ashtu sikurse ka bere ne aktivizimin me Kombetaren shqiptare ne pjesen me te madhe te kohes Lika eshte i demtuar. Sipas thashethemeve qe qarkullojne mesfushori nuk deshiron te zbrese ne fushe per shkak te problemeve financiare te ekipit. Kjo eshte arsyeja perse futbollisti po mendon te largohet gjate merkatos se janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›