Anglia e gatshme për Brazil

Përfaqësuesja Angleze ka barazuar si mysafir i Brazilit në miqësoren që u zhvillua në stadiumin e rihapur "Maracana". Përfaqësuesja e Roy Hodgson po tregon se mund të jetë një nga favoritet e mundshme në Kampionatin Botëror.
2 me 2 ishte rezultati i ndeshjes miqësor ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fred e shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 57. Chamberlain barazoj në minutën e 69 të ndeshjes. Rooney në minutën e 79 kaloj albionët për herë të parë në epërsi.
Brazilin nga disfata e shpëtoj ylli i Corinthians, Paulinho me golin e shënuar në minutën e 82 të ndeshjes.