Ja vendimi i fundit i Allegrit

Darka mes Berlusconit, Gallianit dhe Allegrit ka sjellur vendimin e fundit të skuadrës së Milanit për të ardhmen e trajnerit. Në takimin trepalësh është vendosur që Allegri të jetë trajner i skuadrës së Milanit edhe edicionin e ardhshëm.
"Ne jemi të kënaqur me punën e Allegrit dhe kemi marrë konfirmimin e tij që qëndroj edhe edicionin tjetër. Marrëdhënia me trajnerin ka qenë shumë e mirë dhe kemi arritur objektivat tona këtë edicion" ka thënë Berlusconi pas darkës./indeksonline/