E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 2012, 17 punëtorë humbën jetën në vendet e punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq ka thënë se qëllimi i Ministrisë të cilën e drejton nuk është vetëm dënimi i kompanive që shkelin ligjin, por që në bashkëpunim me kompanitë të realizohet më mirë respektimi i këtij ligji.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale bashkë me BSPK-në, shoqatat e bizneseve dhe disa OJQ, do të nisin fushatën njëmujore sensibilizuse për zbatimin e Ligjit për siguri në punë dhe shëndetin në punë. Ministri, Nenad Rashiq, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është që të gjitha bizneset të kenë informacione më shumë në lidhje më Ligjin e punës.

Ai ka thënë se qëllimi i Ministrisë nuk është vetëm dënimi i kompanive që shkelin ligjin, por që në bashkëpunim me kompanitë të realizohet më mirë respektimi i këtij ligji.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, vitin e kaluar kanë humbur jetën 17 punëtorë për shkak të mungesës së kushteve të punës./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›