Anglia i trembet gjyqtarit Simon
Reagimi
Vendimi i FIFA-s, për t’ia besuar ndeshjen e së shtunës, ndërmjet Anglisë dhe SHBA-së gjyqtarit brazilian, Karlo Euxhenio Simon, nuk ka kaluar pa zhurmë mes mediave britanike. “The Times” e vinte theksin te fakti se vitin e kaluar, Federata Braziliane e pezulloi arbitrin 44-vjeçar pas akuzave të Flamengos që e kishte cilësuar vendimet e tij “të njëanshme dhe tendencioze”. Klubi i kishte dërguar edhe një kërkesë të hapur FIFA-s, që “për të mirën e futbollit mos ta lejonte Simon të gjykonte në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut”.
#