Roben: Do të rikuperohem
ëndrra botërore e Arjen Robenit nuk ka përfunduar ende. Në fakt, kampioni holandez po vazhdon të punojë fort nën drejtimin e një fizioterapisti nga Roterdami, Dik van Toorn. Objektivi i tij është rikuperimi nga dëmtimi i pësuar gjatë miqësores së të shtunës së fundit mes Holandës dhe Hungari (6-1). Lajmet që vinin të dielën nga vendet e ulëta, nuk i jepnin futbollistit thuajse asnjë mundësi për të rikuperuar, por me sa duket ai nuk ka hequr dorë ende. “Nuk mund të them se sa kohë do të më duhet, a katër ditë apo një javë përpara se të rikthehem. Do të duhet të bëj ushtrime shumë të vështira, por jam i gatshëm dhe do të bëj gjithçka për t’u rikthyer në formë. Kam shumë besim, të shikojmë se sa kohë do të duhet për t’u rikthyer në formën më të mirë”. megjithatë Roben ka dashur të falënderojë trajnerin holandez, Bert van Marvijk: “Po më jep kohën e duhur për t’u rikuperuar, dhe nuk më ka eliminuar nga lista e 23 të grumbulluarve”.
#