Polemikë për hotelin luksoz të Francës
Debati
Në Francë ka shpërthyer debati rreth hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja e drejtuar nga Rajmond Domenek në Afrikën e Jugut. Rama Jade, ministrja e Sporteve, ka kritikuar zgjedhjen që blutë të qëndrojnë në hotelin ekstra-luksoz, “Pezula Resort” në Knisna: jashtë sezonit, dhomat aty kushtojnë minimalisht 595 dollarë amerikanë. Presidenti i federatës, Zhan-Pier Eskalet reagoi menjëherë, duke u shprehur “shumë i habitur” nga kritikat e Jade. “Nuk i prisja këto polemika para ndeshjes me Uruguain (të premten), e cila është shumë e rëndësishme për Francën”, tha ai.
#