E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba kthehet pranë skuadrës

Bregu i Fildishtë

Vetëm dy ditë pas operacionit për frakturën që pësoi në bërrylin e krahut të djathtë, Didië Drogba u kthye në hotelin ku qëndron e grumbulluar përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë. Sulmuesi i çelsit u bashkua me skuadrën e drejtuar nga Sven-Goran Erikson në Zvicër, megjithatë ende nuk mund të thuhet me siguri nëse ai do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë të Botërorit 2010 kundër Portugalisë. Ndërkohë, si stafi teknik, ashtu edhe e gjithë skuadra e “elefantëve” janë në pritje të zhvillimeve rreth gjendjes së kapitenit. “Rikuperimi i Drogbasë ka qenë mjaft i shpejtë, deklaroi Roxher Kuasi, zëdhënësi i përfaqësueses afrikane. Të gjitha këto sinjale pozitive na bëjnë të kemi shpresa se sulmuesi do të luajë përkrahë shokëve të skuadrës sa më shpejt që të jetë e mundur”. Bregu i Fildishtë do të niset drejt Afrikës së Jugut të mërkurën, ndërsa sot ata do të zhvillojnë një miqësore kundër Lozanës në Nion.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›