Maradona, ritet fatsjellëse të legjendës argjentinase
JOHANESBURG-Pas fitoreve të Argjentinës në Afrikën e Jugut, ka edhe një aspekt tjetër që kalon strategjitë taktike, fintet e Mesit apo golat e Higuain e Tevez.
Kjo lidhet me Diego Armando Maradonën dhe ritet e tij, që siç tregon e përditshmja “Ole”, kanë nisur që në ndeshjen me Nigerinë dhe nuk janë ndryshuar më. Maradona është një tip supersticioz dhe në këtë Botëror e ka treguar mirë këtë. Gjithçka nis me zbritjen e futbollistëve nga autobusi për të shkuar në stërvitje. Në ato momente Maradona nis t’u ulërasë atyre me fjalë të ëmbla, duke u dhënë kurajo, për të vazhduar me këtë edhe gjatë nxemjes apo deri në fund të ndeshjes. Por edhe veshja me kostum, e imponuar fillimisht nga vajzat e tij, bën pjesë në një rit rigoroz. Një nga kapriciot kryesore të Maradonës lidhet me vendin e konferencave të shtypit. Ndryshe nga ç’parashikon rregullorja e FIFA-s, se ato duhet të zhvillohen në stadiumin ku luhet ndeshje, Maradona e ka thyer këtë, duke folur gjithnjë në Pretoria. Në fillim ky vendim u mor për arsye komoditeti, duke evituar 60 kilometrat deri në Johanesburg, por pas fitores me Nigerinë, ajo është kthyer edhe në një çështje fati. Megjithatë, duke nisur nga ndeshja e radhës me Gjermaninë, kjo do të ndryshojë, sepse FIFA ka bërë të ditur se nuk do të lejohet më asnjë thyerje e protokollit.
Ndërkohë, pas fjalëve të bukura që u thotë futbollistëve, liturgjia maradoniane përpara një takimi vazhdon me një shëtitje në kufijtë e fushës. Ai bën një foto me anëtarët e stafit argjentinas, përshëndet tifozët, të cilët ia kthejnë me thirrje dhe këngë dhe më pas telefonon vajzat Dalma e Xhanina, që i konsideron si fatsjellëse dhe që qëndrojnë gjithnjë në stadium. Në fund, shkëmben në distancë shikime dhe puthje me të dashurën aktuale, Veronika Ojeda. E gjithë kjo ndodh përpara fishkëllimës fillestare të gjyqtarit, ndërsa më pas Maradona shtrëngon në dorën e majtë, e njëjta dorë me të cilën i shënoi Anglisë në vitin 1986, një tespie, të cilën nuk e heq deri në fund të ndeshjes. Por, ka edhe një tjetër rit që Maradona e përsërit çdo herë dhe që shërben për të evokuar klimën mistike të Botërorit 1986. Në fund të përshëndetjeve për tifozët dhe familjarët, përpara se të hyjë në dhomat e zhveshjes për fjalët e fundit dhe udhëzimet, Diego Armando Maradona merr rregullisht nga duart e një prej ndihmësve të tij një kopje të faqes së parë të gazetës që 24 vjet më parë celebronte titullin e dytë kampion bote për Argjentinën. Duket se për të, fakti që ka një skuadër të mbushur me kampionë, nuk mjafton për të fituar një Kupë Bote. Ndoshta edhe pak fat nuk të bën keq...
(d.b/BalkanWeb)