E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Auditimikërcënim, Prefekti:Po ushtrojmë detyrën

TIRANE- Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja ka reaguar pas përgjigjes së kthyer nga Bashkia e Tiranës, se auditimi i kërkuar nga Prefektura nuk është në kompetencat e saj dhe përbën kërcënim por ushtrimin e kompetencave ligjore. Sipas prefektit Kruja, auditimi i kërkuar prej institucionit që ai drejton është i ligjshëm pasi,

“Auditimi i Bashkisë Tiranë është në kompetencë të Prefektit të Qarkut Tiranë, ashtu sic kontrollohet dhe auditohet cdo organ i Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë dhe jo vetëm për fondin e vecantë. Në këtë kuadër këtu nuk ka synim për ndërhyrje apo cënim të këkresave tuaja ligjore”, - thuhet në letrën drejtuar Bashkisë së Tiranës.

Në letrën e Krujës sqarohet se, kërkesa për auditim në Bashki i referohet vetëm kontrollit financiar për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa theksohet se, pikërisht institucioni i prefektit të qarkut po kërkon kontrollin financiar në Bashkinë Tiranë për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa sqarohet se këto janë përpjekje të Bashkisë për të mos zbatuar ligjet në fuqi.

"Në kërkesën tonë ne ju jemi referuar vetëm akteve ligjore në fuqi, të cilat parashikojnë më së miri kompetencën ligjore të kontrollit financiar. Gjithashtu më duhet tju ritheksoj se ushtrimi i auditimit dhe kontrollit financiar nuk përbën kërcënim por ushtrim kompetencash ligjore, të cilave ju në mënyrë të përsëritur mundoheni ti shmangeni. Përpjekja juaj për të justifikuar mospërmbushjen e detyrimeve tuaja ligjore si sulme politike nuk është gjë tjetër vecse një dëshmi e qartë që tregon se Bashkia Tiranë qeveriset nga ju në mospërputhje të thellë të ligjeve dhe si rrjedhojë edhe në shkelje të plotë të tyre”, -nënvizohet në letër.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›