E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Momentipër reformëelektorale është tani

TIRANë- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim njëherësh zv/kryeministr e ministër i Jashtëm, Ilir Meta gjatë një deklarate për shtyp ka theksuar rëndësinë e bërjes së reformës elektorale.

Duke theksuar se momenti për reformë është tani, Meta shprehet se “Duhet përmirësuar Kodi elektoral dhe duhet ngritur një komitet gjithëpërfshirës që të diskutojë për reformën elektorale”, ndërsa shton se ky komitet gjithëpërfshirës në themel të diskutimeve të tij duhet të ketë edhe rekomandimet e OSBE për reformën elektorale.

Sipas Metës, edhe Parlamenti Europian ka kërkuar përmirësimin e kodit elektoral, prandaj “të mos lihet kjo reformë për në momentin e fundit”,- tha ndër të tjera kreu i LSI-së.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›