SHBA, shkatërrohetbanda shqiptare e drogës
SHBA- Një bandë e dhunshme shqiptarësh, trafikantë droge janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët policor të shtrirë në SHBA dhe Kanada. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se aksioni është shtrirë në Nju Jork, Konektikat dhe në Kanada ku ndodheshin të dyshuarit.
Banda e cila është drejtuar nga disa shqiptarë me mbiemër Krasniqi dyshohet se trafikonin marijuanë në Nju Jork dhe baza e bandës ishte në Queens dhe Staten Island. Policia bën të ditur emrat e dy drejtuesve të bandës, vëllezërit Bruno Krasniqi 26 vjec dhe Saimir Krasniqi.
FBI bëri të mundur arrestimin e 13 anëtarëve të bandës, ndërkohë që në kërkim janë dhe tre anëtarë të tjerë. Sipas policisë, banda kishte nisur aktivitetin që në vitin 2003.
"Ky grup kriminelesh të organizuar akuzohen për trafik droge, rrëmbime, grabitje dhe akte dhune për të mbrojtur dhe financuar veprimet e veta” u shpreh prokurori , Preet Bharara.
(e.n/news24/BalkanWeb)