Greqia nuk do dale nga eurozona

Greqia nuk do të dalë nga zona euro. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka përgënjeshtruar me urgjencë vlerësimet e publikuara nga agjencia informative Bloomberg. Pas botimit të rezultateve të sondazhit, media në Athinë reagoi me alarm e panik. Kryeministri, por edhe unioni bankar vendas theksuan se vlerësimet nuk kanë asnjë bazë dhe se Greqia do t’i realizojë objektivat e saj në kuadër të planit për stabilitet ekonomik.
Ndërkohë, inflacioni në vend ka shënuar rritjen më të lartë pas 13 vjetësh. Hamendjet se Greqia do të dalë nga zona e euros dhe se po përgatitet t’i rikthehet monedhës së vet kombëtare, dhrahmisë, u rishfaqën më intensivisht orët e fundit.
Agjencia informative Bloomberg publikoi një sondazh, sipas të cilit 41% e investitorëve dhe analistëve të çështjeve ekonomike, besojnë se Greqia do të detyrohet të dalë nga eurozona. Përkundër këtyre, 34% e konsiderojnë të pamundur këtë zhvillim. Sapo u publikua lajmi, qeveria ndërmori menjëherë një aksion intensiv përgënjeshtrimesh, ndaj asaj që kryeministri Papandreu e cilësoi si “skenar keqdashës”.
“Do të doja të përgënjeshtroja gjithë skenarët keqadashës që qarkullojnë për ekonominë greke. Jemi në rrugë të sigurt për të realizuar në mënyrë të qëndrueshme objektivat tona ekonomiko-financiarë, deklaroi të martën vonë Papandreu. Ndërsa ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu, nga Luksemburgu ku ndodhej, në takimin e ministrave të Financave, i cilësoi parashikimet si qesharake.
Sipas autoritetit statistikor grek, inflacioni në muajin maj u rrit në 5,4% nga 4,8% që ishte një muaj më parë. Sipas analistëve ky është një rekord historik, teksa hera e fundit që inflacioni kishte regjistruar shifra kaq të larta ishte në gusht të vitit 1997.
Delina Bitraku < I mëparshmi