Apple prezantoniPhone 4
SHBA- Padyshim, që celulari i paraqitur nga Steve Jobs duket pothuajse i njëjtë me parashikimet që kemi pasur.
Mbulesa e hekurt që mbështjell celularin, ofron strukturën kryesore të tij megjithëse ka të njëjtën teknologji GSM/UMTS sikurse në modelin paraprak, duke dhënë kështu një arsye se pse nuk quhet iPhone 4G por vetëm iPhone 4.
Në pjesën e prapme të tij mund të shihni një kamer 5 megapikselëshe me blic LED, 5x zoom dixhital dhe aftësi për të incizuar video HD 720p/ 30 fps, ndërsa ekrani i madh me rezolucion 640 x 960 piksela është ai që ofron pamjen e shkëlqyer të gjërave që bëni me pajisjen në fjalë. Apple po e quan këtë ekran “Retina Display” , pasi ka 326ppi, për të cilin Apple thotë se është përtej limitit të syrit të njeriut për dallime të kualitetit.
Celulari është me ngjyrë të zezë ose të bardhë, kurse çmimi varion nga 199 dollarë për modelin 16GB dhe 299 dollarë për modelin 32GB, natyrisht për një kontratë dy vjeçare me AT&T. Sipas Apple, ashtu si çdo vit edhe kësaj radhe do të ketë zbritje për modelet paraprake. Apple iPhone 3GS do të pësojë një zbritje në 99$ me kontratë dy vjeçare.
Celulari do të shitet fillimisht në SHBA, Francë, Gjermani, Britani të Madhe dhe Japoni, ndërsa më pas do të pajisjen edhe 18 shtete të tjera.
(m.a/BalkanWeb)