E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin dy elektricistënë Elbasan e Lezhë

ELBASAN- Një elektricist 57-vjecar në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën teksa po tentonte të rregullonte kabujt elektrikë në një kabinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Fushë Mbret teksa Nazmi Dervishi po punonte me disa tela elektrikë.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ai ka humbur jetën, sapo është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit. Ndërkohë një tjetër elektricist ka humbur jetën në lagjën grykëzezë në qytetin e Lezhës. Viktima Kristian Simoni 26 vjec po punonte në shtëpinë e një banori kur ka rënë në kontakt me energjinë cka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›