E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupat e Europës, short i vështirë për shqiptarët

Kundërshtarët FC Sherif-Dinamo, Tirana-ZTE, Laçi-FC Dnepr Mogilev dhe Besa-Olimpiakos janë sfidat e shqiptarëve

Dinamo, kampione e Shqipërisë, do të luajë në turin e dytë kualifikues të Champions League ndaj FC Sherif, kampiones së Moldavisë. Ndeshja e parë do të luhet në Moldavi më 6 ose 7 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në Tiranë, 13 ose 14 korrik. FC Sherif është themeluar në vitin 1997, ka fituar tre Kupa dhe katër tituj kampionë në Moldavi. Tirana do të përballet në “Europa League” me hungarezët Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE) më 1 korrik në Tiranë. Ndërsa më 8 korrik luhet ndeshja e kthimit në Hungari. ZTE është themeluar zyrtarisht në vitin 1920 dhe ka fituar vetëm një titull kampion në 2002. Laçi, debutim historik europian me bjellorusët FC Dnepr Mogilev, i themeluar në 1960. Në sezonin e fundit doli i treti në kampionatin bjellorus. Ndeshja e parë e turit paraeliminator të “Europa League” do të luhet në Shqipëri (Tiranë ose Laç) më 1 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në Moldavi, një javë më pas, më 8 korrik. Përballja më e vështirë është ajo e Besës, që do të luajë me kampionët e shumëfishtë të Greqisë, Olimpiakosin, një skuadër e njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri, më 15 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Athinë, më 22 korrik. Olympiakos është klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit grek, duke fituar 37 tituj kampionë, 24 Kupa të Greqisë dhe 3 Superkupa të shtetit helen. Në Europë, Olimpiakosi ka arritur dy herë në çerekfinalen e Champions League (1998-1999) dhe Kupën UEFA (1992-1993).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›