Eurodeputetët përplasen për Shqipërinë. Raporti, polemika për 28 qershorin
Eurodeputetet do te diskutojne te merkuren per situaten politike shqiptare. Nje nder pikat ku deputetet e Parlamentit Europian pritet te debatojnë eshte ajo qe lidhet me qendrimin ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ndryshimet ne ligjin zgjedhor per procesine e ardhshem.
Në rezolutën e Kuntis thuhet se “Parlamenti Europian përshëndet përmirësimet e bëra në kuadrin ligjor dhe administrativ të procesit zgjedhor dhe vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE / ODIHR, zgjedhjet parlamentare të qershor 2009 përmbushur shumicën e standardeve ndërkombëtare. E tërheq vëmendjen, megjithatë, për një numër të metash të identifikuara, në veçanti lidhur me transparencën e procesit, presionin dhe frikësimi i votuesve, regjistrimin e votuesve dhe monitorimi i numërimit të votave, çështje e cila ende duhet të adresohen, dhe i bën thirrje të gjitha partive politike që të ndjekin një dialog konstruktiv politik me qëllim për të eliminuar këto probleme, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale e 2011; për më tepër, thekson nevojën urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv nga përgjegjësit e parregullsive”.
Eurodeputetja Pack në amendamentin e saj kërkon që e gjithë kjo pikë e rezolutës të zëvendësohet me teksin se “PE tërheq vëmendjen për zbatimin e plotë të rekomandimeve të shprehura në raportin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 2009 të OSBE / ODIHR-it dhe i bën thirrje të dy palëve, shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar për të filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre të plotë”.
Ndërsa Eduart Kukan i mëshon faktit të trajtimit të mangësive të identifikuara në zgjedhjet e kaluara, duke u shprehur se nuk u realizuan plotësisht standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike. Krahas kësaj, në këtë pikë të rezolutës, që është pika 4, Kukan dëshiron të shtojë se “i konsideron institucionet funksionale demokratike një bazë kryesore të sistemit të konsoliduar demokratik, dhe i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të angazhohen në dialogun politik në terren të këtyre institucioneve, dhe të respektojnë vendimet e tyre.
E ndërkohë, eurodeputetja Maria Eleni Koppa, kërkon të theksojë vlerësimin e përgjithshëm pozitiv të Komisionit të Venecias për Kodin zgjedhor të Shqipërisë. Në amendamentin e saj, ajo thotë se gjithashtu duhet të permendet vlerësimi i përgjithshëm pozitiv i Komisionit të Venecias në opinionin e tij të përbashkët për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe vëren për më tepër që sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, përmbushen shumicën e standardeve ndërkombëtare, por nuk arriten qëllimin e rritjes së besimit në procesin zgjedhor”.
Zgjedhjet e qershorit 2009 dhe qëndrimi i Parlamentit Europian në lidhje me këtë cështje pritet të shkaktojë debate në mbledhjen e të mërkurës së komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Krahas krizës politike, zgjedhjeve dhe liberalizimti të vizave, rezoluta prej 26 pikash përfshin edhe reformat ekonomike, në sistemin gjyqësor, gjendjen e varfërisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ajo cka bie në sy është edhe pika 18 e rezolutes, e cila flet për minoritetet dhe trajtimin e tyre. Në këtë pikë, shumica e amendamenteve janë të eurodeputetëve grekë, të cilët kërkojnë trajtim më të mirë të minoriteteve, për arsimim, edukim dhe gjuhën e tyre.
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskuton të mërkurën rezolutën dhe amendamentet për procesin integrues të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Janë 114 amendamente të eurodeputetëve, për 26 pikat e rezolutës të hartuar nga eurodeputeti grek, Nikolas Kuntis. Krahas krizës politike dhe liberalizimit të vizave, një tjetër pikë e fortë debati janë edhe zgjedhjet e kaluara të 28 qershorit 2009.
Anisa Braho < I mëparshmi