Anglia shtrëngon masat e dhënies së shtetësisë për emigrantët
15/07/2009 Shtetësia do t’u jepet vetëm të huajve që kontribuojnë për shoqërinë
Më së fundi, do të vendoset një tavan mbi numrin e imigrantëve, shtetas nga shtete joanëtare të BE-së, që do të lejohen të sistemohen vazhdimisht në Britani. Aktualisht janë ende në diskutim hollësitë e këtij kufizimi, por rregullat e reja do t’u mundësojnë ministrave përgjegjës të përzgjedhin për t’u dhënë shtetësisë vetëm ato kategori që kontribuojnë më shumë për shoqërinë. Sipas rregullave aktuale, emigrantëve nga vendet joanëtare të BE-së, të cilave u aprovohet hyrja në Angli, automatikisht u jepet e drejta të bëjnë përpara drejt dhënies së shtetësisë, normalisht pas 4-5 vjetve qëndrimi të rregullt atje. Ndryshimet e kërkuara përcaktojnë një sistem të ri pikëzimi për ata që duan të bëjnë kërkesë për dhënie shtetësie. Ky sistem i propozuar pritet të ndahet nga sistemi aktual i pikëzimit, i cili po përdoret se cili do të lejohet të hyjë atje, në radhë të parë. Nevoja për sistemin e ri të propozuar u ndie dhe u formësua nga fakti i pasaportave britanike, që arriti nivele rekordi: 164.635 në vitin 2007. Informacioni i disponuar sugjeron se pikët duhen fituar. Njëkohësisht renditjes së pikëzimit do t’i shtohen verifikime të hollësishme të shlyerjes së detyrimeve taksore dhe puna vullnetare në të mirë të komunitetit. Mbështetësit e kësaj nisme shpresojnë se kjo do të reduktojë ndjeshëm numrin e lëshuar të pasaportave britanike çdo vit. Sistemi i ri me pikëzim, duke u dhënë ministrave pushtetin e kontrollit mbi numrat të miratuar çdo vit, do t’iu mundësojë që “të ngrenë apo ulin stekën” sipas mjedisit politik dhe ekonomik mbizotërues. Për më tepër, siç thuhet, ata që nuk arrijnë të grumbullojnë pikët e duhura, do t’u kërkohet të largohen.