Elbasan, shemben 23 objekte pa leje
15/07/2009 Nuk dispononin leje ndërtimi
ELBASAN-23 objekte janë hedhur poshtë nga Policia Ndërtimore e Elbasanit duke i përqendruar kryesisht në kioska dhe në shtesa pa leje. Aksioni është përqendruar në zonën përreth Pallatit të Sportit dhe në afërsi të Fakultetit Ekonomik. Objektet ishin planifikuar për t’u prishur kohë më parë, por për shkak të zgjedhjeve ishte shtyrë prishja e tyre. Sipas përgjegjësve të aksionit, kjo është bërë për të evituar përdorimin politik nga të dy krahët. Ndërtimet që ishin kryesisht kioska shitjeje të vendosura përreth këtyre dy godinave janë shembur pa ndonjë reagim nga ana e pronarëve. Sipas të dhënave të para, ata dispononin vetëm leje provizore. Ndërkohë të njëjtin fat kanë pasur edhe disa objekte në afërsi të Fakultetit Ekonomik kryesisht për tregtim. Mësohet se prishjet do të vazhdojnë në varësi të projekteve të infrastrukturës nga ana e Bashkisë Elbasan.