E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia e operacionit, mjekët normalizojnë nofullën e deformuar 18-vjeçares

Benereta, 18 vjeçarja nga Elbasani, sot ka një fytyrë të re. Falë një ndërhyrjeje të rrallë të kryer nga mjekët e spitalit të Otorino-laringologjisë në qendrën spitalore universitare "Nënë TerezA", vajza jo vetëm që ka hedhur pas shpine vuajtjet e gjithë jetës së saj, por madje gëzon një pamje shumë të bukur. Shefi i shërbimit Oro Maksilo Facial në spitalin "Nënë Tereza", Ramazan Isufi, bën të ditur se ndërhyrja konsiston në sharrimin e të dy nofullave, asaj të poshtmes që, është e mbi zhvilluar dhe asaj të sipërme, të cilat më pas nëpërmjet ndërhyrjes janë ringjitur. Benereta në 18 vite të jetës së saj, ka pasur probleme me ushqyerjen, të folurin, por edhe një ndroje që i shkaktonte pamja e saj. Sot, ajo ndihet tërësisht ndryshe, dhe mirënjohjen i'a drejton bluzave të bardha. Babai i Benerietës, shprehet se përveç suksesit operacioni i vajzës nuk i ka kushtuar asgjë.
Anomalitë e zhvillimit të nofullave ndeshen në gati 10% të keqformimeve. Operacioni për drejformimin e tyre ka afro 5 vjet që aplikohet edhe në Shqipëri, dhe mjekët kanë arritur të kryejnë me sukses ndërhyrjet e rralla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›