Rihyrja në vendin e origjinës në saje të kopjes së kërkesës për ripërtëritje
15/07/2009 Itali/ Skadimi i lejes së qëndrimit
Nëse leja e qëndrimit ka skaduar, nuk është më problem i pazgjidhshëm apo pengues për ata që dëshirojnë të rihyjnë në vendet e tyre të origjinës, por ama me kusht që të kenë paraqitur kërkesën për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit. Konkretisht, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin italian, shtetasi i huaj që është në pritje të ripërtëritjes së lejes së qëndrimit, ruan të gjitha të drejtat që i takojnë dhe rezervohen për të huajt që kanë qëndrim të ligjshëm në territorin e shtetit italian, mes cilave edhe mundësia për të dalë nga Italia dhe për t’u kthyer atje në mënyrë të rregullt. Ndërkohë në ndryshimet e bëra në legjislacion po kjo e drejtë i njihet edhe shtetasit të huaj që mban një dëftesë të lëshuar nga Poste Italiane, ku vërtetohet se është paraqitur kërkesë për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit për motive punësimi si punëmarrës, si i vetëpunësuar apo për motive të ribashkimit familjar. Dalja dhe rihyrja në Itali mund të bëhet edhe nga një pikë e ndryshme e kalimit kufitar (p.sh. dalja përmes një aeroporti të ndryshim nga ai ku do të rihyjë në këtë shtet). Pavarësisht kësaj, duhen respektuar dhe një sërë kushtesh si më poshtë: “udhëtimi nuk duhet të parashikojë transit përmes shteteve anëtare të traktatit “Shengen”; është e domosdoshme të paraqitet pasaporta apo dokumenti i udhëtimit i barasvlershëm (së bashku me vizën e hyrjes lëshuar nga ambasada italiane, nga e cila dalin motivet e qëndrimit në rastin e hyrjes së parë në Itali), personeli i ngarkuar me kontrollin kufitar duhet të vulosë dokumentin e udhëtimit dhe dëftesën në daljen dhe rihyrjen në të të huajit”.