Anglia si Chelsea në Euro 2012

Mbrojtësi i Francës, Patrice Evra beson se Anglia mund të rishfaqë shpirtin triumfues të Chelseas në Euro 2012.
Anglia takohet me Francën në kuadër të grupit D në Donetsk më 11 qershor. Dhe 31 vjeçari beson se triumfi i Chelseas në Ligën e Kampionëve, ku londinezët tejkaluan parashikimet dhe mposhtën në finale Bayern Munichun në stadiumin e tij, pas eliminimit të mëhershëm të Barcelonës, mund të inspirojë ekipin kombëtar.
“Marr shembullin e Chelseas. Ata ishin në pozitë të rëndë kur erdhi Di Matteo. Por, arritën të bëhen kampion i Evropës. Skuadra e Anglisë mbetet ajo që do të synojë të na mposhtë”, deklaroi Evra për The Sun.