E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, viagra lojtarëve në botëror?

Mediat britanike kanë raportuar se futbollistët e përfaqësueses angleze mund të përdorin viagra gjatë Botërorit 2010. Kjo mendohet si një zgjidhje e mundshme për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Fabio Kapelo për të kaluar problemet me lartësitë e mëdha në Afrikën e Jugut. Gjithsesi, Federata Angleze mohoi se po mendon t‘u japë sportistëve ilaçe kundër impotencës, në mënyrë që paraqitjet e tyre të mos jenë të dobëta në lartësi mbi 1500 metër. Një zëdhënës i FA-së tha: "Stafi mjekësor i Anglisë, së bashku me disa ekspertë, po kryen studime të ndryshme rreth faktit që lartësitë e mëdha mund të ndikojnë te skuadra, por nuk është diskutuar përdorimi i viagrës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›