E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rikandidojne edhe ata qe kane humbur zgjedhjet

TIRAN -Asambleja Kombetare e Partise Socialiste vendosi dje pas nje mbledhjeje treoreshe kriteret per kandidatet qe do te garojne nen siglen e tyre per zgjedhjet vendore te 8 majit. Paketa e ofruar fillimisht nga Kryesia e PS-se eshte prezantuar nga sekretari Organizativ Blendi Klosi.


Ne fjalen e mbajtur gjate mbledhjes me dyer te mbyllura Klosi tha se objektivi themelor i zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore te dates 8 Maj eshte fitorja me rezultat maksimal. Ai theksoi se qendrimet veprimet dhe levizjet e deritanishme te Partise Socialiste dhe te Opozites se Bashkuar perbejne nje baze te rendesishme per arritjen e objektivave kryesore ne kuadrin e ketij aksioni politike.


Per nje perzgjedhje sa me te mire te kandidateve per kryetar bashkie/komune dhe per keshilltare eshte e domosdoshme te terheqin natyrshem mendimin e anetaresise e te komunitetit per kandidaturat e mundshme - u shpreh sekretari Organizativ i Partise Socialiste.


Pika me e diskutuar gjate mbledhjes disaoreshe kishte te bente me rikandidimin e atyre qe kane humbur ne zgjedhje apo kane qene kandidate te pavarur. Burime nga ky takim bejne te ditur per gazeten Shekulli se disa deputete kane kerkuar qe te hiqej ky kriter dhe ti lihej ne dore Kryesise per ta vendosur.


Nje prej deputeteve socialiste Bashkim Fino ka kerkuar qe kandidaturat te mos paragjykohen. Ne nuk mund ti paragjykojme sepse duhet te merret ne analiza arsyeja e humbjes per shkak te problematikave qe mund te kete pasur ne zona me ceshtjen e votave.


Mendoj se duhet te hequr dhe tia leme ne dore Kryesise nese duhet te garojne apo jo ato qe kane humbur njehere - mesohet te jete shprehur Fino. Ndersa deputeti Beqja propozoi heqjen e ketij kriteri dhe per cdo kandidat qe ka humbur ti dergohet nje informacion i detajuar Kryesise dhe kjo e fundit te vendose.


Pas diskutimeve kryetari i Asamblese Kombetare Gramoz Ruci e hodhi ne votim. Shumica e anetareve te Asamblese votuan pro heqjes se ketij kriteri ndersa vetem 13 prej pjesemarresve votuan kunder.


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate fjales se mbajtur perpara anetareve te Asamblese vleresoi si te rendesishme qe gjate procesit te perzgjedhjes se kandidaturave te shmangen qejfmbetjet.


Sipas tij perzgjedhja nuk duhet te jete thjesht nje proces mekanik por te jete gjitheperfshirese qe te karakterizohet nga nje fryme bashkepunimi. Ketu nuk eshte problemi i pikave apo presjeve paragrafesh te udhezimit.


Procesi duhet te jete sa me i plote dhe sa me shterues sa me baze. Nuk duhet qe thjesht te merren emrat sa per procedure te dorezohen dhe te kalohen konfliktet tek Kryesia.


Sa me shume te jete e mundur te ulet konflikti qe ne baze ne gjetje te alternativave dhe kandidaturave. Drejtuesit duhet te merren sistematikisht me zgjidhjen e ceshtjes se kandidaturave dhe te evitojne qejfmbetjet- eshte shprehur Rama.


Gjithashtu ai i konsideroi zgjedhjet e ardhshme i zgjedhje politike dhe jo nje gare e thjeshte per njerezit qe do qeverisin komunitetet per kater vitet e ardhshme. Per kete arsye kryesocialisti kerkoi qe te kihet parasysh cdo zone sidomos zonat qe ka interesa te ngushta te lidhura me Partine Demokratike.


Diskutimet ne mbledhjen e Asamblese Kombetare me dyer te mbyllura


Blendi Klosi Objektivi themelor i zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore te dates 8 Maj eshte fitorja e tyre me rezultat maksimal. Qendrimet veprimet dhe levizjet e deritanishme te Partise Socialiste dhe te Opozites se Bashkuar perbejne nje baze te rendesishme per arritjen e objektivave kryesore ne kuadrin e ketij aksioni politike.


Per nje perzgjedhje sa me te mire te kandidateve per kryetar bashkie/komune dhe per keshilltare eshte e domosdoshme te terheqim natyrshem mendimin e anetaresise e te komunitetit per kandidaturat e mundshme.


Bashkim Fino Duhet te hiqet pika shtate ku thuhet se kandidatet qe kandidatet qe kane pasur rezultate humbese ne zgjedhjet e meparshme nuk perfshihen ne listen e kandidateve per kryetare te bashkive dhe komunave qe i paraqiten per miratim kryesise me perjashtim te rasteve kur kryesia gjykon ndryshe.


Ne nuk mund ti paragjykojme sepse duhet te merret ne analiza arsyeja e humbjes per shkak te problematikave qe mund te kete pasur ne zona me ceshtjen e votave. Mendoj se duhet te hequr dhe tia leme ne dore Kryesise nese duhet te garojne apo jo ato qe kane humbur njehere.


Edi Rama Procesi duhet te karakterizohet me nje fryme. Ketu nuk eshte problemi i pikave apo presjeve paragrafesh te udhezimit. Procesi duhet te jete sa me i plote dhe sa me shterues sa me baze. Nuk duhet qe thjesht te merren emrat sa per procedure te dorezohen dhe te kalohen konfliktet tek Kryesia.


Sa me shume te jete e mundur te ulet konflikti qe ne baze ne gjetje te alternativave dhe kandidaturave. Drejtuesit duhet te merren sistematikisht me zgjidhjen e ceshtjes se kandidaturave dhe te evitojne qejfmbetjet.


Zgjedhjet e ardhshme jane zgjedhje politike. Situata eshte ne favorin tone dhe sipas sondazheve me te fundit Partia Socialiste eshte e favorizuar. Duhet te kemi parasysh cdo zone sidomos zonat qe ka interesa te ngushta te lidhura me Partine Demokratike. Mund te marrim shembull Orikumin. Kjo zone eshte shfrytezuar nga PD-ja per interesat e tyre.


Ilir Beqja Mendoj per sa i perket per kandidatet qe kane humbur ne zgjedhjet e meparshme te hiqet. Une propozoj qe ne rast se kandidaturat jane te tilla te mos thuhen qe te ndalohen por ne rast se ka njerez te cilet jane humbes ky informacion i detajuar duhet ti vihet ne dispozicion Kryesise se PS-se qe te kete dijeni per keto kandidatura. Per sa i perket perzgjedhjes se keshilltareve duhet qe kjo te behet ne bashkepunim me personat qe do te zgjidhen si kandidate per keto bashkia po komuna.


Arben Malaj Nuk duhet te kete kritere bllokuese ose perjashtuese per personat qe kane te humbur apo kane dale te pavarur dhe kerkojne qe te jene kandidat per te garuar ne zgjedhjet e ardhshme vendore.


Pandeli Majko Keto nuk jane thjesht zgjedhje vendore keto jane zgjedhje politike dhe si te tilla duhet ti perkushtohemi dhe te kemi angazhim maksimal per te dale triumfues perballe Berishes.


Gramoz Ruci OK jam dakord qe te hiqet pika e shtate ne listen e kritereve qe mos te krijoje keqinterpretime per ata qe kane kandiduar me pare ose ne emer te partive te ndryshme. Ta hedhim ne votim heqjen e pikes shtate te kritereve. Sa jane pro Shumica e anetareve te Asamblese Kombetare ngrene doren. Sa jane kunder 13. Atehere hiqet pika 7 e kriterit per kandidatet nga udhezimi.


Arta Dade Duhet te kete ndryshime mbi kriterin e kontributit dhe angazhimit politik. Partia eshte e vjeter. Kontributi i anetareve qe duhet te kandidojne apo te jene pjese e listes se Partise Socialiste duhet te jete e shtrire ne kohe.


Duhet te shikohen me perparesi njerezit te cilet kane vite qe angazhohen dhe kontribuojne per socialistet. Nuk duhet ti ndajme njerezit midis viteve te fundit dhe atyre qe kane kontribuar me pare. Ka njerez qe kane ardhur sefundmi dhe anashkalohen ato qe kane qene qe ne fillim.


Bashkim Fino Permes ketij kriteri kerkohet qe te jene jo vetem persona qe kane ardhur vitet e fundit ne parti pasi ka njerez qe kane 20 vite ne parti dhe nuk kane dhene asnjelloj kontributi.


Blendi Klosi Ne mund ta modifikojme pak kete. Do te gjejme dicka te mesme mbi kete pike.

Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet

1. Te plotesojne kerkesat e percaktuara ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise


2. Te kene kontribut e angazhim politik dhe te kene njohuri per programin e politikat e PSSH-se ne nivel kombetar e vendor


3. Te kene arsim te larte te zoterojne aftesi te spikatura profesionale e menaxhuese


4. Te gezojne reputacion dhe te kene mbeshtetje te gjere ne komunitet te jene aktiv dhe te angazhuar per te njohur ndjekur e zgjidhur problemet e elektoratit


5. Te kene njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor aftesi drejtuese organizuese e te punes ne ekip te zoterojne eksperience per menaxhimin e burimeve njerezore e materiale


6. Te kene integritet moral dhe kuraje per te luftuar korrupsionin abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit po ashtu te jete ne menyre te perputhur me kerkesat e kodit te Partise Socialiste dhe te ligjit persa i perket konfliktit te interesave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›