Arshi Pipa Kur trupin ma bene thuajse nje kufome atehere mendimi fitoi lirine.

Del ne drite Skice e nje konceptimi mbi jeten plotesuar me Mbi Gjeniun e Arshi Pipes mberritje kulmore e mendimit te tij histori e rrefyer nga vete autori ne parathenien e eseve. Per here te pare ne nje botim traktati filozofik i shkruar me 1955 ne Burgun e Burrelit sic e hodhi ne origjinal ne italisht dhe e perkthyer ne shqip nga e motra Nedret Kalakulla. Libri doli nga burgu ne nje dyshek te ndotur e te vjeter per te mos u kuptuar nga gardianet e mbeshtjelle si fletore me kopertinen e Stalinit. Ky liber vjen me te drejta te plota te familjareve dhe me lejen e nipit te autorit Plator Kalakulles duke vene ne dispozicion te botimeve Princ fotot dhe faksimilet te marra nga arkivi i Pipes. Me parathenie te vete Arshi Pipes shoqeruar dhe me paraqitjen e studiuesit Ardian Marashi per sproven e filozofise integrale historia pse ky liber mberrin tani ne qarqet letrare ne vend eshte ne tregun e botimeve prej dites se djeshme - shkruan e motra e Pipes Nedreti.
Ne vjeshten e vitit 1942 paraqita ne Universitetin e Firences tezen time te diplomes Morali dhe Feja tek Bergson.
E zgjodha vete autorin dhe insistova per te edhe pse profesori im referues donte te me drejtonte te Blondel-i. Por Blondel-i nuk ishte per shijen time - per shijen time te asaj kohe. Veprimi i tij ishte shume i nderlikuar dhe i erret per mua - ne shume pjese - dhe stili i cuditshem. Mua me terhiqte Bergson-i edhe per dhuntite e tija te rralla si shkrimtar i cilesuar si njeri nga mjeshtrit e prozes franceze bashkekohore. Meqenese qysh ne lice kisha filluar te njihesha me letersine frenge zgjedhja e Bergson-it ishte e pershtatshme.
Objekt i vecante i temes se diplomes sime ishte vepra e fundit e Bergson-it Les deux sources de la Morale et de la Religion Dy burimet e Moralit dhe te Fese. Kjo veper e dale ne drite vetem disa vite me pare njihej vetem nga studiuesit e filozofise. Kishte pasur recensime te vepres edhe me gjykime kritike me rastin e botimit te saj ne revista te ndryshme filozofike ndermjet te cilave shume e njohura Revue de Metaphysique et de la Morale Reviste e Metafizikes dhe Moralit Ne Itali Carbonara e kishte trajtuar lenden me me shume perkushtim ne nje broshure. Megjithate nje kritike shteruese e vepres mungonte ende.
I nxitur edhe nga kjo arsye iu vura punes me zell. Mu desh te kuptoja shpejt se ajo veper ne mendjen e Bergson-it synonte te ishte unaza e fundit e nje sistemi metafizik qe fillonte me Lessai sur les donnes immediates de la Conscience Ese mbi te dhenat e drejtperdrejta te ndergjegjes qe vazhdonte me Matiere et Memoire Materie dhe Kujtese si dhe me esene estetike Le rire E qeshura dhe e kishte themelin ne kryevepren LEvolution Creatrice Evolucioni Krijues. Libri i ri i filozofise praktike synonte te mbushte boshllekun e sistemit i cili kishte kaluar nga psikologjia te gnoseologjia per tu shnderruar ne metafizike te plote por pa u perballur me problemin praktik qofte edhe terthorazi.
Punova me ngulm per kater muaj me ate energji me ate zell te rinise qe frymezon nje pune te bazuar mbi motive ndjenjash. Ne fillim te vjeshtes e kisha perfunduar.
Efektet e kesaj ngutjeje sigurisht jane ndjere ne dem te kompozimit. Pohoj se nuk do te kem mundur ta asimiloj ne nje hapesire kohe kaq te shkurter gjithe rendesine e vepres bergsoniane shume pika ndoshta kane mbetur te erreta e ndoshta disa te tjera i kam keqinterpretuar. Por duhej ta paraqitja tezen patjeter qofte edhe te pambaruar sic lipsej detyrime te nevojes praktike nuk me lejonin alternativa.
Dy burimet e Moralit dhe te Fese qe duhej te perfaqesonte vepren e plote te Bergson-it ishte kryesisht kurorezimi i Evolucionit Krijues. E fillova tezen time me nje parashtrim te filozofise bergsoniane cka nuk kishte asnje merite origjinaliteti dhe synonte vetem te materializonte ne nje fare menyre rezultatet e perpjekjes sime per te kuptuar Bergson-in si edhe ne anen tjeter te justifikonte duke vene prane njera-tjetres dhe ne menyre te kuptueshme per te gjithe pjeset e ndryshme te sistemit bergsonian - teme qe me sherbeu per esene time Mangesi te vijueshmerise se mendimit bergsonian nga veprat e tij te meparshme tek vepra e tij e fundit.
Nuk jam i sigurt se sot mund ti miratoj ato cka shkrova atehere. Qellimi polemik i esese sime ishte shume i dukshem ndersa lexuesi mund te ishte dyshues per objektivitetin e asaj cfare kisha marre persiper. Ndoshta vete baza e mbeshtetjes se esese ishte e gabuar. Por nuk eshte kjo vlera nese ne kete rast mund te flitet per vlere e kritikes sime. Si kritike madje duhet te vleje mjaft pak. Elementi per te cilin ajo teze mund te jete interesante - dua te them interesante per mua - eshte ajo pjese ku une jam munduar te mbaj qendrim personal ndaj problemit moral dhe fetar.
Cfare kam shkruar ne lidhje me kete mdash mund ta pohoj mdash eshte origjinale. Ne ate kohe une nuk kisha lexuar shume libra filozofie isha pra mjaft i cliruar nga ai lemsh erudicioni qe i ngarkon se tepermi trute e te rinjve qe sjane mesuar te mendojne me koken e vet dhe i kaperdijne me uri idete e te tjereve pa u shqetesuar shume qe ti kalojne ne shoshen e mendjes se tyre. Ne kritiken e Bergson-it une u mbeshteta te pikepamja krejtesisht imja qe ishte jo aq pasqyrimi i pervojes sime ne lidhje me ato probleme sesa ndjesia e asaj pervoje. Pra e vura veten ne nje pozicion te ngjashem me vete Bergson-in kur shkroi tezen e doktorates Ese mbi te dhenat e drejtperdrejta te ndergjegjes me ndryshimin e qarte se ai fliste per ndergjegjen psikologjike Beeusstsein kurse une per ndergjegjen morale Geeissen.
Hapi me i forte i hedhur ne kete drejtim qendron ne te mohuarit e fese si forme shpirterore e pavarur. Une mendoja atehere se feja eshte nje hibrid nje lloj martese madje nje amalgame pervojash te tjera shpirterore nje berthame moraliteti me nje pulpe poezie e me levozhge filozofike. Ndjenja karakteristike qe prodhon feja ajo perzierje shprese dhe frike para ankthit te misterit me dukej fryt i injorances. Shkenca ne rrugen e saj te pushtimit triumfues te fushes se paane te misterit do te arrije nje dite kur misterin ta kete zhdukur arsyeja ta shkaterroje kete ndjenje te rrenjosur kaq thelle ne zemren njerezore. Keshtu arrija ta konceptoja fene si nje parazit qe jeton ne kurriz te moralit te kulluar ndjenja morale kjo po qe me dukej e qendrueshme dhe e perjetshme. Ate homazh qe i ben zemra jone spontanisht virtytit ne e ngaterrojme gabimisht me homazhin per hyjnoren per shkak te veprimit te kobshem qe ushtron misteri ne mendimin tone.
Nje tjeter problem per te cilin kam shprehur mendimin tim eseme nje theks personal ishte ai i gjeniut. Problemi i gjeniut e ka munduar vazhdimisht trurin tim. Perpjekjet e mia te para per te filozofuar -sic mund te provohet nga disa kapituj mbi gjeniun te periudhes sime universitare qe duhet te ekzistojne diku mes doreshkrimeve te mia te kohes kur mendoja per nje veper organike mbi gjeniun mdash kane zene fill pikerisht me trajtimin e ketij problemi. Pozicioni qe kam marre ne lidhje me gjeniun - gjithnje ne antiteze me Bergson-in - ishte ky gjeniu dhe shoqeria kushtezohen reciprokisht dhe plotesojne njeri-tjetrin gjeniu eshte ndergjegjja e shoqerise ne nje moment te caktuar historik ai nuk mund te beje vepra te mrekullueshme perpos kur shpreh nevojat e thella te mases ne levizje edhe nese ai arrin ti beje per vete masat ai vetem sa i drejton ato.
Diskutimi i tezes sime qe nje furtune. Profesori relatues katolik me bindje u ndie i fyer nga menyra mdash per me teper e pa respekt mdash se si une e mbrojta pikepamjen time. Ne fund shpertheu furishem duke e humbur krejtesisht qetesine... profesorale - nje pamje qe nuk do te mund ta harroj dhe qe aty per aty me mbushi me trishtim. Mendova se filozofia nuk ishte pra aq filozofike sa thuhej perderisa levruesit e saj te shquar reagonin ne ate menyre... po cfaj kishte filozofia nga nervat e semura te njeriut.
Sidoqofte ky eksperiment i demtoi orvatjet e mia filozofike. Atehere iu dhashe teresisht letersise duke lene shume pas dore ate qe kishte qene objekti kryesor i studimeve te mia gjate periudhes universitare. Edhe si mesimdhenes e drejtova vemendjen te lendet gjuhesore dhe letrare. Te menduarit pasi iu shmang filozofise iu kthye problemeve te artit dhe kritikes letrare dhe gjeti shprehje ne nje mase shkrimesh te ndryshme te botuara ne revistat e kohes jo pa ndonje tentative si kalimthi per tu kthyer te filozofia e mirfillte.
Pastaj erdhen vitet e gjata monotone te burgut tim. Kohet e para nuk kam mundur te perqendrohem aq sa duhej qe te mund te mendoja ne kuptimin e mirefillte. Me mendimin gati te humbur ne labirintin e veshtiresive qe pengonin studimin serioz dhe ne anen tjeter duke jetuar i detyruar nga domosdoshmeria e ngutshme e momentit ne nje fluks te rremujshem emocionesh politike dhe me ne fund duke mos pasur kthjelltesine e shpirtit shkaktuar nga nje seri fatkeqesish familjare per te mos permendur ketu arsye te tjera te rendesishme - me shume personale me eshte dashur per te gjitha keto te jetoj larg filozofise. Jam ngushelluar me artin duke u shprehur ne te si dhe me studime te nje angazhimi me te vogel. Kam jetuar e ndier me shume sesa kam menduar.
Nese kam menduar dhe reflektuar per dicka ky ka qene problemi moral i cili me eshte imponuar si nje domosdoshmeri me e madhe sa me shume qe kerkoja te orientohesha ne vendin ku po mbytesha per te shpetuar veten nga rreziku teper kercenues ne nje jete me kushte shume te keqija nga degjenerimi nga kafshezimi. Jam reflektuar ne fytyren e shokeve te mi te dhimbjes dhe jam trembur jam tmerruar. Nje here pata jetuar ne Olimpin e mendimit te kulluar e te poezise se kulluar. I terhequr pastaj ne vorbullen e jetes ajo me kish fundosur ne ferr. A do ta kisha imagjinuar ndonjehere qe njeriu kjo qenie qe Zoti e krijoi sipas shembelltyres se Vet mund te jete kaq afer kafshes Tani po e kuptoja se cdomethenie kishin ato hyjni pagane gjysme njeri e gjysme kafshe si centauret e sirenat...
Ne burg kam njohur gjithe poshtersine e njeriut gjithcka qe eshte trashegim shtazor tek ai nga egoizmi i eger qe arrin te uroje vdekjen e shokut per ti vjedhur buken te frika e marre shtazore qe erreson jo vetem arsyen por deri edhe ndjenjat.
Por ne kete ferr shemtie kam ndeshur si nje oaz te vertete ne mes te shkretetires shpirtin e paster te bute femijeror ciltersine e virtytshme dhe prane tyre Farinata-t dhe Kapaneus-at e koheve tona.
Kam njohur keshtu nga eksperienca ime te miren dhe te keqen te gjitha shkallezimet e ketyre. Edhe po te kisha jetuar njeqind vjet kurre nuk do te kisha mundur te mbledh kaq te korra me kaq shume varietete psikologjike. Dhe nese nga njera ane kjo eksperience ka kaluar ne art ne anen tjeter ajo ka ushqyer e mbarsur mendimin tim.
Pak nga pak kthjelltesia eshte kthyer mbi fundin e regjur te mjerimit e te dhimbjeve te perditshme eshte ngritur si nje ylber mendimi i rigjalleruar.
Eshte ngritur mbi nje burg. Kane prangosur trupin tim por nuk kane mundur te prangosin mendimin tim. Dhe - gje vertete e mrekullueshme - kur trupin tim e kane bere pothuajse nje kufome atehere mendimi ka fituar lirine.
Pa asnje kontakt me veprimin i preokupuar vetem per veten mendimi ka gjetur gjithe forcen dhe efikasitetin e vet. Duke qene trupi i kufizuar ne nje hapesire me te vogel nga sa mund te jete hapesira e varrit te tij vetem atehere shpirti si per te shpetuar vete trupin qe te mos shtypej nga nje ngushtice kaq e madhe ka thyer pengesat dhe ka mane hovin jashte. Sepse kjo eshte karakteristike e shpirtit sa me shume te shtypet dhe ti merret fryma aq me lart hidhet aq me gjere perhapet. Po te ishte e mundur te perqendiohej ne nje pike matematike do te mund te shnderrohej mbasi te shperthente ne nje drite qe do te ndriconte universin.
Perse terhiqeshin gjithmone oshenaret ne vetmi Ata donin te gjenin vetveten dhe njeriu nuk mund ta gjeje veten perpos ne intimitetin e vetvetes. Por me pare duhej qe te eksperimentonte boten. Duhej ta kishte shpirtin te pasur me pervoje me gezim dhe dhimbje duhej ta mbarste zemren qe te behej e mundur lindja e se vertetes ashtu sic ben bleta kur prodhon mjaltin sic ben bima kur shperthen lulen sic ben poeti kur krijon poezine ashtu ben mendimtari kur lind te verteten.
Gezimi kur reflektohet nga mendimi rikthehet ne gezim. Po dhimbja kur reflektohet nga mendimi a kthehet edhe ajo ne gezim Kjo eshte mrekullia e shpirtit. Shikojeni ate merimange atje ne qoshe te murit sa e shemtuar eshte sa e keqe Por nese une e vizatoj si duhet ne faqen e murit te biruces sime do te behet e bukur Ku qendron cudia ketu Shpirti kenaqet me veprimin e vet ja e gjitha. Kush eshte i afte ta beje te veten kete te vertete te thjeshte ai eshte cliruar nga ankthi i kohes nga dara e hapesires nga merzia e po ashtu edhe nga dhimbja.
Gezimi suprem qe e ben te vertete te qendrueshme lumturine qendron ne te ushtruarit e shpirtit.
Une e di mire qe kjo lumturi eshte e njeanshme dhe duhet te plotesohet me nje lloj tjeter lumturie ka nje degradim ne jeten soditese te kulluar e te reflektuar ashtu si ne jeten e ndijimit te kulluar. Here pas here mendimi ka nevoje qe te harrohet per tu kthyer te veprimi per tu mbarsur me te per tu dehur me kenaqesi te ndjeshme sensuale per tu trullosur nga dhimbja trupore. Nepermjet kundershtise perterihet dhe pasurohet jeta.
Me kane mbyllur ne kete burg qe te vuaj. Une nuk i mbaj mend ata qe me kane bere te vuaj madje i falenderoj dhe sinqerisht. Ka te drejte te mallkoje vuajtjen ai qe shtypet nga ajo. Por ai qe e mund do te duhej ta bekonte. Ndersa njera degjeneron ne vuajtje tjetra riperterihet. Poshte ajo te fton te krimbi lart te hyjnia.
Asgje e madhe seshte bere kurre ne bote qe te mos kete lindur te pakten pjeserisht nga vuajtja. Pisha e madherishme malore i ka rrenjet ne shkemb sa i eshte dashur te lodhet qe te arrije deri atje E perse shkelqen nga ai gezim i paster qiellor balli i shenjtorit Perse ka kaq embelsi ne melodine e dhimbjes me e larte edhe se melodia e gezimit Nje element dhimbjeje duket i domosdoshem per kompozimin e vete gezimit. Vuajtja pastron dhe shenjteron. Ose si tha Bethoven-i Durch Leiden Freude
Keshtu u ktheva te filozofia pas nje nderprerje disi te gjate. Librat qe kisha mundesi ti kisha neper duar me marifete te ndryshme dhe te veshtira kane qene vertet te pakte por te zgjedhur me kujdes nga une. Kam vazhduar keshtu kulturen time filozofike dhe po e vazhdoj ende.
Kohet e fundit kam rilexuar Evolucioni Krijues. Leximi ka vene ne levizje idete e mia te fituara me pare dhe disi te harruara. Kam rimenduar cfare kisha shkruar per Bergson-in dymbedhjete vjet me pare dhe pashe se mendimi im ne shume pika kishte ndryshuar.
Puna e tanishme nuk ka lindur nga nje plan i paracaktuar. Une doja ne fillim te beja vetem nje permbledhje te Dy burimeve te Moralit dhe te Fese duke ia shtuar si nje kapitull plotesues paraqitjes se filozofise bergsoniane hartuar nga S.Caramella sepse kjo paraqitje ishte ndalur tek Evolucioni krijues dhe nuk i permendte fare Dy Burimet e Moralit dhe te Fese. Por duke u perpjekur te kujtoj me mend permbajtjen e tezes sime u detyrova ta rishikoj pozicionimin tim te atehershem. Keshtu duke u shmangur pjeserisht nga teza ime rinore ose me mire duke e tejkaluar ate fillova te mendoj perse Bergson-i nuk i kenaqte kerkesat e mia morale me zgjidhjen e bere ne ate veper dhe perse filozofia e tij nuk me kenaqte ne pergjithesi. Keshtu nga kritika kalova te nje qendrim personal ne lidhje me problemin moralo-fetar. Meqenese moraliteti me dukej shprehja themelore e shpirtit si nje sinteze ne veprimin moral te mundesive njerezore reale dhe ideale te jetes e arsyes kam kaluar te nje shqyrtim i gjithe jetes se shpirtit duke arritur ne fund te nje konceptim personal per jeten dhe per realitetin.
Ja pra si ka ardhur duke u formuar kjo skice e konceptimit. Jane mendime te hedhura me ngut pa pretendim sistemi. Nje koherence e kane sigurisht si dhe njefare origjinaliteti. Por mungon harmonia. E gjitha mund te krahasohet me nje organizem qe sapo e ka kaluar krizen e pubertetit ku disa pjese te skeletit qe nuk jane mbushur plotesisht me muskuj jane rritur ne perpjestim te zhdrejte me te teren.
Mendimi im eshte ende duke u pjekur ne evolucion te vazhdueshem. Do te duhet shume qe ai te fitoje ate forme arkitektonike te qendrueshme te qarte e elegante qe i pershtatet nje mendimi te arrire. Nje sy sadopak ekspert do te dije te dalloje me lehtesi te metat dicka te turbullt qe ngec dhe nje pike si te athet ne fushen e shikimit qe prish qartesine e teresise dicka te fryre rrjedhoje e faktit qe idete jane ende shume te lidhura me ndjenjat dhe u mungon shkeputja e nevojshme per objektivitetin e duhur dicka te athet dhe te papjekur qe tradheton papjekurine time filozofike dhe nxitimin tim per tu shprehur.
Por sidoqofte ky eshte mendimi im atesine e te cilit mund ta mbroj gjithmone. Eumlshte mendim origjinal i nje pervoje origjinale ku mendimi i te tjereve ka kontribuar mjaft pak. Qe ky eshte i pranishem ne mendimin tim kete nuk e mohoj. Por eshte bere i pranishem pasi eshte asimiluar nga une pasi eshte bere mish e gjak i personit tim. Cili mendimtar ka qene aq origjinal sa te mos u detyrohet per asgje te tjereve Nje origjinalitet i tille eshte nje koncept absurd duke jetuar ne shoqeri ne te gjithe kemi nje fond te perbashket jete shpirterore nje mesatare ndergjegjeje shoqerore qe perben mundesine e vete shoqerise. Secili pastaj ngrihet pak a shume siper kesaj mesatareje por edhe po su ngrit ai vulos te ndergjegjja tejindividuale qe ka trasheguar tonin e vecante te individualitetit te tij.
Ne nje ripunim te mevonshem shume nga keto te meta - ato thelbesoret kryesisht mdash duhet te korrigjohen. Nga ana tjeter cka eshte embrionale dhe gjysme e zhvilluar mdash ose e zhvilluar me teper nga cduhet ne kete ese - mund te permiresohet. Por per momentin une nuk kam ndermend ta tejkaloj kete pozicion. Nje here tjeter kur te kem fituar fuqi me te madhe arsyeje dhe mprehtesi me te madhe intuitive ndoshta do te perpiqem te bej. Tani per tani mjafton qe kam guxuar te hedh hapin. Mjafton qe kam guxuar te thyej levozhgen ku rrezikonte te atrofizohej mendimi im mjafton qe kam guxuar te filloj fluturimin.
Burgu i Burrelit 1955