E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ani, pse u nda nga e dashura

Motra e Anjezës: "I përshtatet Arjoni"

Klodi Haxhiaj tregon jetën e konkurrentes së re, Anjezës

Fillon punë në moshën 15-vjeçare

Babai ndërroi jetë në krye të detyrës dhe na kur Anjeza ishte ende dy vjeçe. Ajo nuk e njeh të atin, përveç fotografive dhe atë ç‘ka ka dëgjuar nga mamaja, e cila i flet shpesh për të. Nga kjo tragjedi, marrëdhëniet e Anjezës me mamanë janë bërë shumë të ngushta. Janë si shoqe me njëra-tjetrën, por, kuptohet, çdo gjë me masë. Anjeza tani është në vitin e dytë në Juridik, në një universitet privat dhe financohet me bursë nga programi i Ministrisë së Brendshme për fëmijët e të rënëve në krye të detyrës.

Ka filluar të punojë që në moshën 15-vjeçare, pas kursit që kreu te parukeria që aktualisht është.

Në moshën 17-vjeçare ka pësuar një aksident me makinë dhe humbi memorien për 24 orë, por jo vetëm, kjo ngjarje ka pasur ndikimin e saj tek Anjeza, edhe për faktin se edhe babai na la gjatë një aksidenti tragjik me makinë. Për këtë fakt, ajo tashmë i ka frikë makinat, madje edhe patentën nuk e merr për këtë arsye.

Për veshjen kujdeset mamaja

Pasioni është "look"-u i saj, të cilin ajo e ndryshon shumë shpesh. Ka ëndërr të jetojë në Amerikë. Veshjet gjithashtu janë një pasion i Anjezës, por ndodh edhe një diçka e çuditshme që ajo asnjëherë nuk i blen vetë rrobat e saj, por gjithnjë mamaja. I pëlqejnë tatuazhet dhe këtë e tregojnë edhe tatuazhet që ka. Tatuazhin me delfin që ka në dorë, e kanë bërë tri shoqe të ngushta, por përveç delfinit, poshtë tij, ka edhe një shkronjë kineze të bërë tatuazh, shkronja "L", që është iniciali i emrit të babait, Luan. Ajo ka edhe një tatuazh të vogël në gisht, që është gjysmë gërshërë dhe gjysmë krehër. Këtë tatuazh e kanë bërë pesë shoqe të parukerisë ku punon Anjeza.

Anjeza brenda shtëpisë

Anjezën e ndjekim me shumë kuriozitet dhe na duket sikur i është përshtatur ambientit. Në fakt, ajo atje po tregohet vetvetja dhe nuk po shtiret të bëjë ndonjë lojë. I vetmi tip që mund t‘i përshtatet Anjezës brenda shtëpisë mendoj se është Arjoni.

Vëllai i Anit: "U nda nga e dashura, sepse nuk e duron gënjeshtrën"

I shkurtër prej rubeolës

Ani ka pasur një jetë jo shumë të thjeshtë. Mamaja, gjatë periudhës së shtatzënisë, u sëmur me rubeolë dhe fillimisht, mjekët na thanë që do të lindi me të meta mendore. Më pas erdhëm dhe e vizituam në Tiranë, të cilët na thanë që Ani ka probleme me kyçet dhe nuk i zgjaten për një zhvillim normal. Gjithsesi, ai nuk ka ndjekur asnjë shkollë të veçantë, gjatë gjithë kohës ka qenë në shkollë publike. Fillimisht ka qenë shumë i ndrojtur, por shokët e klasës e kanë mbajtur afër dhe askush nuk është tallur me fatkeqësinë e tij. Të mesmen e ka kryer në shkollën publike. Tashmë, ka disa vjet që punon me një mikun e tij në një lokal në Belsh dhe duket sikur punët i ecin mirë. Edhe vajzat e mbajnë afër dhe i pëlqen Ani, i regjistron ndonjë muzikë që ato preferojnë. E vetmja gjë që Ani nuk e duron dot, është gënjeshtra. Me të dashurën, e cila është një vajzë nga Lushnja, dhe me sa dimë ne në vitin e tretë në gjimnaz, është ndarë për këto gjëra, madje ajo edhe nuk e uroi as për ditëlindje dhe kjo ka qenë edhe data e ndarjes, 24 dhjetori.

Ani, meraku i të atit

Ne, si familje, na bëhet shumë qejfi që Anit iu dha kjo mundësi dhe ky shans, për të treguar veten në publik dhe çfarë është i zoti të bëjë. Pavarësisht se trupvogël, ai është djalë i shkathët dhe i gjallë, me shumë humor. Për mendimin tonë, ai po fillon të hyjë në rol. E gjithë familja e ndjek me shumë kuriozitet çdo ditë se si do të zhvillohen ngjarjet.

Fillimisht, babai e kishte me merak, ngaqë nuk e ka larguar asnjëherë Anin nga vetja dhe sa herë e sheh, preket, por tani me sa duket, po mësohet me idenë.

Muzika dhe vajzat

Ani, si çdo njeri, ka shumë dëshira dhe pasione, por mbi të gjitha, ai dashuron muzikën. Në lokalin ku punon, shumica e klientëve vijnë se i pëlqen muzika që ai zgjedh. E marrin gjithashtu nëpër dasma, sepse ka lënë përshtypje të mira si Dj.

Me tipin që, ka të bën për vete, jo vetëm shoqërinë, por edhe vajzat.

Opinionet për të nominuarit më datë 4 prill

Aida

Pro

1. nga dobb

31 mars 2009, ora 14:33

Aida është një gocë mjaft e mirë, e fortë dhe e dashur. Po të mos ishte Aida në shtëpi, do të ishte qetësi fare. Ajo është dinamiti i "Big"-ut, prandaj edhe publiku nuk e nxjerr jashtë.

2. nga USA_GIRL

1 prill 2009, ora 04:58

Nëse del Aida këtë javë, bashkë me të do të dalë dhe kuptimi i lojës.
Aida është ëmbëlsira e shtëpisë.

Kundër

1. Katrahura shkroi:

Aida është njeri me komplekse inferioriteti dhe këtë e ka treguar deri tani në BB, një njeri që ofendon dhe që nuk ka kurrë ndjenjën e fajit. Aida s‘i ka bërë asnjëherë kritikë vetes për agresivitetin e saj. Aida ka ofenduar në mënyrat më banale e të vazhdueshme me koshiencë të plotë. Ajo provokon se ka dëshirë të shikojë të tjerët në vështirësi. Një femër që grindet me cilindo dhe këtë na e servir si shenjë të fortë karakteri, s‘është më femër, se ka dalë jashtë botës së saj, që është butësia, gjë për të cilën na bën që ta dashurojmë.

2. RiliNda shkroi:

Aida e ka humbur sensin e realitetit dhe lojës nga urrejtja e sëmurë. Talent në artin e hipokrizisë dhe tmerrësisht e rëndomtë. Sa keq që vazhdon të jetë brenda shtëpisë një njeri i konsumuar, i pavlerë dhe i parikuperueshëm!!!!!!!!!

Opinione për Adelajden

Pro

nga elona19

2 prill 2009, ora 03:48

Adela është shumë vajzë e mirë dhe e zgjuar. Unë e komplimentoj në gjërat që po bën dhe vepron. Ajo po mundohet të shijojë ditët që po qëndron aty brenda, edhe pse është në shumë vështirësi nga kamerat kur komunikon me Bjordin për lidhjen me njëri-tjetrin.

nga lolila

2 prill 2009, ora 07:39

Adela është fantastike dhe akoma në rritje, në formim dhe kur të kompletohet, do të jetë akoma më interesante.

Kundër

monique_holland

3 prill 2009, ora 05:34

Një gjë nuk jam duke kuptuar kohët e fundit..... njeriu kur dashuron dhe e transmeton. Ajo, jo se nuk i bën këto, por nuk po më pëlqen fakti që thotë "nuk kam ardhur këtu për t‘u lidhur" dhe vetvetiu lind pyetja përderisa ajo pretendon që nuk do lidhje me Bjordin, pse rri aq afër?

nga kaltra1

1 prill 2009, ora 07:49

Për mendimin tim meriton të dalë Adela këtë javë, pasi nuk po jep gjë dhe nuk meriton asnjë gjë aty, e do Bjordin, por bën sikur nuk e do, ka shkuar të ndryshojë një mentalitet, ndërkohë që vet është gjithë mentalitet dhe paragjykon të tjerët. Për mua është femër që shtiret shumë dhe meriton të dalë, se po luan me ndjenjat dhe po na bën edhe ne për budallenj.

Opinione për Republikën

Pro

nga preshevaaa

2 prill 2009, ora 10:13

Republika është duke i shijuar momentet më të mira të jetës së saj aty. Ajo e meriton të rrijë se është inteligjente dhe bisedon për gjithçka. Ajo nuk e meriton të dalë. Mos e shikoni njeriun vetëm nga pamja e jashtme, ju lutem shihini shpirtin!

nga Tradita

1 prill 2009, ora 12:23

Unë Bikën e vlerësoj dhe e kam vlerësuar që nga fillimi si një vajzë të zgjuar, me edukatë, me karakter të fortë, shumë të moralshme, e pastër, e matur, vajzë që shikon punët e veta dhe që nuk merret me thashetheme poshtë e lartë. Shumë vajzë e mbarë dhe do të ishte një katastrofë e madhe po të dilte.

Kundër

nga USA 09

1 prill 2009, ora 08:20

1. Republika s‘hahet as me vaj, as me uthull, as me kripë. Ajo s‘di të ndajë shakanë nga serioziteti.

USA_GIRL

2 prill 2009, ora 04:15

Bika ka qenë e vetmja banore që do kisha shumë dëshirë të shkonte në finale, por mënyra se si u soll me Anin të shtunën, i uli shumë pikë dhe mendoj se, nëse më 4 prill Bika del nga shtëpia, jam e sigurt se arsyeja e vetme që do votohet jashtë është "mënyra se si u soll me Anin të shtunën"

Opinione për Qetsorin

Pro

nga bruce.wayne

31 mars 2009, ora 20:38

Qetsori është më i miri në BB, bën lojë dhe nxit dhe të tjerët të luajnë. Pa Qetsorin, do shihje njerëz që s‘kanë si e shtyjnë ditën. Meriton të fitojë më shumë se të gjithë të tjerët të mbledhur së bashku.

adaa shkroi:

Qetsor...You Are Simply The Best.. Pa ty nuk shikohet BB.

Kundër

nga ENGEL

31 mars 2009, ora 23:26

Sori, me lojën e pisët që po bën, nuk ka shans as të shkojë në finale. Po ku e ka zgjuarsinë ky që mashtron banorët brenda dhe e gënjen mendja se na mashtron edhe ne, që në të kundërtën e atyre brenda (që nuk e shohin pabesinë e tij) e shohim mjaft qartë këtë frikacak.

nga deepinside

26 mars 2009, ora 01:43

Ky Qetsori na trashi me punën e 70 mijë eurove. Do t‘i fitojë me çdo kusht, po si duket, do të mbesë me gisht në gojë. S‘lë vend e moment pa i zënë në gojë. Është bërë shumë i bezdisshëm, pasi e mban veten konkurrent të fortë.
S‘ËSHTË "BIG BROTHER" VETËM 70 MIJË EURO.......QETSOOOOOOOOOOOOOR.

Lirita rrëfen marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Qetsori është dhelpër plakë.

Adelajda bën mirë të mos më dalë përpara.

Lidhja me Aidën...jo edhe aq lojë.

Bika

On - Sinqeriteti.

Off - Gjaknxehtësia.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Mos u ndiko prej faktorëve që të rrethojnë aty brenda".

Adela

On - Po mundohem t‘i gjej diçka pozitive por…asgjë.

Off - Nuk i nxë faqja e gazetës, nëse filloj t‘i përmend.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Ke nderin që po më sheh për herë të fundit".

Zhuljeta

On - Arrin pikat synuese.

Off - Ka përbrenda pak dinakëri.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Pse le nga një mesazh te secili natën kur dole?".

Erjola

On - E hapur, e padjallëzuar.

Off - Beson shumë te njerëzit.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Mos u hap te njerëzit që nuk hapen me ty".

Aida

On - Ka një karakter shumë të fortë.

Off - Impulsive.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Mezi e prita këtë moment".

Moza

On - Bukurinë.

Off - E varfër në mendime.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Përcaktohu për personalitetin që prezanton".

Mesida

On - Mendjehapur.

Off - Besimin që ka te njerëzit.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Je tipi im".

Adi

On - I hareshëm.

Off - I papjekur në sjellje për moshën që ka.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Çfarë do të arrish në jetë, më jep një ide".

Pavlini

On - Revolucionar në mentalitet.

Off - I paqartë në mendime.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Tregoma të vërtetën mbi historinë tënde".

Dritani

On - I matur.

Off - Merr shumë e nuk jep fare.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Tregomë diçka për ty, që unë ta mbaj mend, sepse nuk di asnjë nga historitë e tua jetësore".

Agoni

On - Real.

Off - I ngutshëm.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Pash m‘u. ç‘ka gjete të mirë tek Adela?".

Bjordi

On - I padjallëzuar.

Off - Bie pre e manipulimeve.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "… Ta ha zemrën".

Arjoni

On - Ka respekt për njerëzit.

Off - Është i ngjashëm me Bjordin sa i përket manipulimeve.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Mos bjer viktimë e Qetsorit".

Qetsori

On - Lojtar i mirë.

Off - Dhelpër ose ujku plak.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Nuk merrem me njerëz që nuk ia vlejnë, nuk do të doja ta kisha përballë".

Ani

On - Nuk ka sherr, është i pastër.

Off - Pranon ofendimet pa reaguar.

Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Je njësh".

Intervista personale

Lirita, tani mund të flasim lirisht, a ke qenë krejtësisht e vërtetë brenda "Big Brother"?

- Krejtësisht e vërtetë, nëse nuk besoni, mund të keni rast të rrini me mua dhe të më analizoni.

A u pendove për diçka që do doje ta ndryshoje po të riktheheshe aty brenda?

- Po, nuk do t‘i lejoja disa prej banorëve që të vazhdonin lojën e ndyrë që po luajnë brenda.

Cilët banorë të kanë zhgënjyer dhe pse?

- Adelajda, vajza që "theu" mentalitetin e një qyteti fetar në cepat e shtëpisë, duke mos pasur guxim të ballafaqohet me të vërtetën. Tipike femër dinake.

Kush nga banorët luan pastër dhe kush luan pisët?

- Mesida, sepse pata rastin edhe jashtë të rrija me të dhe nuk pashë ndonjë ndryshim te sjelljet si brenda dhe jashtë, gjithmonë njerëzit e pastër zgjasin pak.

Çfarë është për ty Aida sot?

- Shoqe shumë e mirë, mezi po pres të dalë prej aty, pa keqkuptime, por dua ta takoj.

A je trembur se afrimi duke luajtur me Aidën, të ka dëmtuar, i trembesh etiketimit lesbike, pse?

- Jo, ka qenë personi i vetëm me të cilin kam gjetur disa pika të përbashkëta, prandaj edhe krijova shoqëri.

Edhe një vërejtje, afrimiteti mes meje dhe Aidës nuk ka qenë lojë. Hmmmm… lesbike?! Më lini t‘ju vërtetoj se vdes për seksin mashkull.

Si e komentoi familja qëndrimin dhe sjelljen tënde në "Big Brother"?

- Janë shumë të kënaqur, përveç pirjes së duhanit, që e kam pirë shumë. Sjelljet e tjera ishin në rregull për ta, sepse të njëjtat sjellje kam edhe në shtëpinë time.

Po i dashuri yt, cila ishte fjala e parë që të tha?

- Mezi po pres të të takoj, në asnjë moment nuk kam dyshuar te ty.

A do të ishe gati ta lije Prishtinën për një ofertë të mirë në Tiranë?

- Nëse është në lidhje me profesionin për të cilin kam përfunduar shkollën, komunikim masiv-gazetari, dhe nëse më ofrohen kushte të mira, pse jo. Por jo ta lë Prishtinën përfundimisht, sepse është qyteti që e kam në zemër.

Çfarë do doje të ndodhte me jetën tënde tani?

- Gjithçka pozitive, që nuk më ka ndodhur më parë.

Aida, e alarmuar për linjat

Pasi dolën, djemtë me boxer dhe vajzat me bikini, për të bërë matjet e provës që Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve këtë javë, njëra mes vajzave ishte e alarmuar veçanërisht. Nuk ishte Bika, apo Adela, të cilat nuk u zhveshën fare, sepse e kishin siklet të dilnin me rroba banje para kamerave, por Aida ajo që ankohej. Banorja që nuk e pati fare problem qëndrimin me kostum banje para kamerave të panumërta të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi doli e zhveshur, filloi të ankohet për linjat e saj. Vajza bionde u pa shpesh në pasqyrë dhe u tregoi të tjerëve se vetja nuk i dukej shumë në formë. Këtij alarmi, që afër stinës së nxehtë e kanë shumica e vajzave, që duan të duken bukur me bikini, i doli përballë Arjoni, i cili e qetësoi Aidën duke i treguar se linjat e saj i duken shumë të mira. Edhe Mimoza, një tjetër bukuroshe e "Big Brother 2", i rrëfeu Aidës se ia kishte admiruar linjat që, ndonëse të rrumbullakosura, ishin të këndshme.

Arjoni, Bjordit: "Unë e njoh tipin e Adit më mirë se ti"

Pasi Sori dhe Adi zbuluan lojën të cilën e bënë me rastin e 1 prillit në bashkëpunim me Vëllain e Madh, pothuajse të gjithë banorët filluan të thonë se ata e kishin nuhatur se bëhej fjalë për një shaka. Ai që solli prova ishte Arjoni, i cili faktin se, "sherri" mes Adit dhe Sorit ishte i sajuar nga Vëllai i Madh, e kishte kuptuar duke parë sjelljet e Adit, që atë ditë nuk ishin si zakonisht. Arjoni tregoi se Adi ka tipin që kur nuk është dakord me diçka ikën pa komentuar, por atë ditë, nuk e kishte bërë këtë gjë. Arjoni, duke rrëfyer për këto "lëvizje" të Adit, e pyeti Bjordin se si kishte mundësi që ai ishte mik i afërt me 40-vjeçarin dhe nuk e kishte dalluar këtë ndryshim në sjellje. Bjordi filloi të nxjerrë arsyetime, duke thënë se edhe ai e kishte kuptuar këtë ndryshim të Adit, por Arjoni mbeti mosbesues në lidhje me mungesën e vëmendjes së Bjodit ndaj tipit të Adit.

Bjordi: "Mos u bëni naive, në ‘Big Brother‘ nuk ka intimitet"

Në vazhdën e bisedës për faktin se disa vajza nuk u zhveshën me rroba banje, Sori filloi të sjellë shembuj nga vendi fqinjë, ku ai ka jetuar shumë vite. Pas një gote vere, shembujt e Sorit me histori emancipimi nga Italia ishin shumë pikantë, saqë vajzat pranë u vunë në siklet dhe e ftuan që ai të ndalet me këto rrëfime. Adela tregoi se është pak e vështirë që të zhvishesh para kamerave, aq më shumë në ambientet e një shtëpie, sepse mungon intimiteti. Bjordi kërceu përpjetë dhe i thirri vajzat që të arsyetojnë dhe ta pranojnë se nuk ka intimitet në një spektakël si "Big Brother". Në një format televiziv ku kamerat nuk mungojnë deri në banjë, është e kotë të pretendosh intimitet, ka kujtuar Bjordi.

Anjeza tregon se si puthen vajzat në buzë

Duke komentuar formën e buzëve të Adelës dhe Sorit, duke qenë se bën një profesion që e ndihmon të vlerësojë saktë, Anjeza ka treguar se buzët e djalit vlonjat janë më të bukura se ato të vajzës nga Kavaja.

Sapo dëgjoi se po flitej për buzë, Sori, me shkathtësi e çoi diskutimin te puthja dhe te loja që kohë më parë banorët kishin bërë duke puthur njëri-tjetrin, madje vajzat ishin puthur edhe mes tyre.

Anjeza tregoi për këtë temë se në klube të njohura në kryeqytet ishte bërë normale që dy vajza të takoheshin dhe të putheshin në buzë. Ajo vetë ishte kundër këtij veprimi, që sipas saj duhej dhuruar vetëm një personi që të lidh ndjenja, megjithatë djemtë që ishin pranë saj, u "kurdisën" dhe filluan të komentojnë me nota erotike këtë temë.

Spektaklet "reality show" janë modë e momentit, apo diçka që do të mbetet gjatë në ekranet tona?

- "Reality show" shohin vetëm njerëz kureshtarë, apo edhe ata që janë moskokëçarës?

- A do të jepte emocion një "reality" pa kamera, por gjithçka të rrëfehej nëpërmjet fotove?

- Cilët nga personazhet e këtij edicioni "Big Brother" ju duket intrigues për një set fotografish?

Soela Zani

1. Sigurisht që janë në modë. Dikur ishin spektaklet e bukurisë dhe tani janë spektaklet "reality show"... më vonë...! Ne gjithmonë kopjojmë nga ekranet e huaja. Ajo çfarë mendoj rreth kësaj çështjeje është se ne duhet të kopjojmë më mirë.

2. Njoh shumë njerëz që i ndjekin këto formate. Por nuk mendoj se këta njerëz i përkasin një kategorie të caktuar. Pastaj "dhuna" që ekrani po ushtron sot mbi njerëzit është e pashmangshme. Them se çdokush që ulet para ekranit dhe fiksohet me një "reality show"... mund ta ndjekë, kjo nuk ka të bëjë me kuriozitetin dhe moskokëçarjen. Më çudit koha e madhe që kanë, për ta shpenzuar para ekranit.

3. Në këtë pikë, do të thosha se më duhet të bëj një krahasim. Filmi dhe libri. Filmi baras me "reality show", libri baras me foto-histori.

4. Varet se për çfarë do t‘i fotografoj, pasi tema ka shumë rëndësi. Në qoftë se do të më duhej të bëja disa foto mode, do të zgjidhja Mimozën, Bjordin dhe Arjonin.

Adi dhe Aida mund të ishin imazhi perfekt për një set fotografik për publicitetin e ndonjë banke ose kompani sigurimesh... e kështu me radhë.

Erdi Mara

1. Përderisa përvoja botërore na dëshmon se këto lloj spektaklesh janë shumë në modë, edhe pas disa vitesh transmetim, mendoj se edhe te ne, ky format do t‘i rezistojë kohës.

2. Do të ishte vetëkënaqësi e madhe për organizatorët e një programi, cilido qoftë ai, që të pretendojnë të kishte një shikueshmëri absolute, nga të gjitha shtresat dhe moshat. Por, duke pasur parasysh natyrën e spektaklit "Big Brother" dhe mendësinë e shqiptarëve që përgjithësisht vdesin të mësojmë sa më shumë për jetën e tjetrit, mendoj se mungesa e asaj pjesës indiferente, nuk do t‘iu prishte punë.

3. Shprehjen e një ngjarjeje me foto e bëjnë vetëm foto-romanet, të cilat kanë qenë dhe mbeten mjaft të pëlqyera në botë, pavarësisht se ndodhitë rrëfehen vetëm me foto dhe dialogë të shkruar.

4. Duke qenë kaq gjatë në ekran, ata të gjithë janë bërë familjarë për shikuesit, pra edhe me mua. Te secili mund të gjendet pak intrigë, por unë preferoj t‘ia "vjedh" foton kur ata nuk e kanë mendjen dhe jo të pozojnë për mua. Këto lloj fotosh janë shumë tërheqëse për lexuesin, pasi kanë fabul brenda. Edhe pasi dalin nga shtëpia e "Big Brother", spektakli për banorët vazhdon, falë aparatit tim.

Geljant Kaleci

1. Nëse janë modë e momentit apo do të mbeten gjatë, e ka vërtetuar "Mediaset" që para nëntë vjetësh kur transmetoi "Grande Fratellon 1", i cili ka arritur në edicionin e tij të nëntë. Kështu që mendoj se do të mbetet gjatë, nëse organizatorët do të dinë se si t‘i ulin dhe t‘i ngulin para televizorit masën, fundja kjo është filozofia e një "reality". Megjithëse ata që performojnë janë njerëz të zakonshëm, organizatorët drejtojnë lojën.

2. Mendoj se janë të dyja tipet. Varet se çfarë kërkojnë të shohin nga "realiy", kërkojnë të dinë gjithçka për sa i përket situatave të ndryshme që ndodhin në një "reality", apo thjesht duan të shikojnë humor spontan nga njerëz të zakonshëm.

3. Absolutisht jo. Mungon komunikimi verbal, që është më i rëndësishmi në një "reality".

4. Më vjen keq, nuk mund ta përcaktoj, sepse nuk e ndjek, i vetmi kontakt që kam me "Big Brother" është në mënyrë indirekte nga kolegët (femra) kur bisedojnë midis tyre.

Sonny K. Elson

Nuk besoj se është modë e momentit. Fakti që "reality"-t vazhdojnë me sukses në shumë vende të botës, tregon se ka diçka që i tërheq njerëzit dhe besoj se do të vazhdojnë gjatë. Mund të them se është një telenovelë paksa më reale dhe me një çmim shumë joshës. Të mos harrojmë se njerëzit janë kureshtarë, duan të dinë se çfarë bëjnë të tjerët dhe "reality show" është programi i përsosur.

2. Paragjykohet rëndom se këtë lloj spektakli e shikojnë vetëm një shtresë jo fort elitare, ose më së shumti shtëpiake, që rrinë gjithë ditën në shtëpi, apo edhe njerëz të uritur për thashetheme.
Personalisht nuk kam kohë për ta ndjekur shumë "Big Brother", por aq sa e kam parë, të them të drejtën, nuk m‘u duk keq. Të mos harrojmë që kjo është vetëm një lojë dhe ata që e ndjekin nga jashtë, shpesh e harrojnë këtë gjë.

Nuk mund të gjykosh një person nga programet televizive që ndjek.

3. Çdo gjë ka bukurinë e vet dhe për të mbrojtur punën time, do të thosha po. Por gjithçka varet nga konteksti. Fotografia ka bërë historinë e vet dhe shpeshherë, një foto mund të shprehë atë që një video nuk mund ta thotë për një orë.

Do të ishte shumë emocionuese dhe në të njëjtën kohë interesante, që këta njerëz të rrëfeheshin nëpërmjet fotografisë. Një shprehje thotë: "Fjalët i merr era".

4. Besoj se do të fotografoja Arjonin, për faktin se është tip energjik dhe shumë tërheqës si person.

Fatjon Hoxha

1. "Reality"-t e parë filluan të shfaqen në vitet ‘40-‘50 dhe ishin ideja e Allen Funt, i cilësuar edhe si "gjyshi" i këtyre programeve ("candid camera"). Nga ajo periudhë e deri në ditët tona, kanale të ndryshme televizive kanë transmetuar të tillë programe. Mendoj se modë e momentit janë tematika që këto spektakle trajtojnë, ndërsa programet me elemente nga jeta reale them se do të jenë bashkudhëtare të njerëzimit, sado që ky të evoluojë.

2. Nga përjetimi vetjak, përballë këtyre formateve, shpesh jam gjendur kureshtar e shpeshherë moskokëçarës. Kjo ka qenë gjithmonë në varësi të programit, të natyrës së tij dhe tematikës që ka në thelb. Mendoj se të dyja kategorizimet e mësipërme nuk janë shumë të dallueshme.

3. Nuk jam ndjekës i vëmendshëm, por më rastis të shoh "slow motion", klipe të ndryshme ku shpaloset shumë bukur emocioni i momentit në kontekst. Rrjedhimisht, besoj se një "reality" i rrëfyer me fotografi, do të kishte një dimension më universal, më gjithëpërfshirës dhe lehtësisht të prekshëm nga kushdo.

4. Pa dyshim Adelajda, e përsëris se nuk kam qenë shumë i vëmendshëm ndaj "reality show", por në aq pak sa kam ndjekur, jam tërhequr nga hijeshia e saj.

Ajo që realisht më intrigon më tepër është arroganca e saj feminile dhe siguria në vetvete.

Endrit Mërtiri

1. Mendoj se janë thjesht moda televizive e momentit dhe nuk parashikoj se do të vazhdojnë gjatë. Gjithsesi, duhet të pranoj se spektakle të tillë mbeten interesantë.

2. Masa më e madhe që i ndjekin këto spektakle që bazohen në "përgjimin" e njerëzve të panjohur nga publiku janë ata njerëz që s‘janë të preokupuar me punë dhe rrinë gjatë gjithë kohës duke parë televizor.

3. Pse jo? Një foto vlen sa njëmijë fjalë.

4. Adelajda është mjaft interesante dhe shumë e bukur.

Adelajde: Unë bëj modën

Tema e veshjeve u duk mjaft interesante për Adelën, e cila tregoi se qyteti i saj, Kavaja, ka filluar të bëjë ndryshime në lidhje me shijen në zgjedhjen e gardërobës. Vajza tregoi se, pas shumë vitesh çoroditjeje, më në fund, bashkëqytetaret e saj kanë filluar të respektojnë oraret dhe nuk vishen më ekstravagante kohë e pa kohë. Ky emancipim, shtoi Adela, nuk shihet në mënyrën e trukimit apo "make up"-it të vajzave, pasi ato janë ende të rënduara shumë në tualet dhe kjo gjë shihet edhe gjatë ditës, jo vetëm mbrëmjeve. Sa për gardërobën e saj personale, mësuesja e re tregoi me mburrje se ajo e ka udhëhequr modën, duke zgjedhur ngjyra të tilla si gri apo lejla, shumë kohë para se ato të bëheshin të dashura dhe të modës për femra të tjera. Adelajde tregoi se shqiptarët e kanë të vështirë të ndjekin modën, sepse kjo gjë kërkon nivel të lartë ekonomik, të cilin jo të gjithë mund ta arrijnë.

Adi: Qytetarët dallohen nga këpucët

Me shumë sportivitet, Adi mori pjesë në debatin për modën, ku tregoi se nuk i pëlqen njerëzit që tregojnë me mburrje çmimin e veshjeve që mbajnë në trup. Djali nga rruga e dyqaneve "Myslym Shyri" tregoi gjithashtu se preferon vendet ku shiten veshje të veçanta, të cilat nuk janë prodhim serie. Pyetjes së Sorit për markën e këpucëve që ai preferon, Adi iu përgjigj duke vërtetuar se shprehja "qytetari duket nga këpucët", se pëlqen prodhimet e stilistit të madh italian, Cesare Paciotti. Ky stilist njihet mes njerëzve më të rafinuar në të gjithë botën, për këpucët e mrekullueshme që krijon. Djali nga Tirana pranoi se në Shqipëri është e vështirë të gjesh një palë këpucë për të qenë, sepse jo shumë kohë më parë, kishte blerë një palë atlete 120 euro, të cilat i ishin prishur për pak muaj. Adi rrëfeu se i pëlqen që njerëzit të vishen bukur, por nuk i honeps ato femra që janë bërë të varura ndaj manisë për të blerë gjëra të shtrenjta.

Arjoni: Shqiptarët, makina luksoze dhe veshje pa shije

Nuk është i huaj ndaj botës së modës, Arjoni, djali me origjinë nga Vlora, i cili ka marrë pjesë shpesh në sfilata të ndryshme para se të hynte në "Big Brother". Ai ka treguar përvojën e tij në lidhje me zgjedhjen e veshjeve dhe ka vërejtur se këtu në Shqipëri, edhe ata që kanë nivel të lartë ekonomik, nuk kanë shije në veshje. Arjonit i ka bërë përshtypje se ka shumë njerëz që zbresin nga makina që kushtojnë mijëra euro, por që në trup mbajnë veshje të pakombinuara dhe të një cilësie të ulët. Sori i tërhoqi vëmendjen në lidhje me këtë fakt, duke i kujtuar se krahasimin ai nuk duhet ta bënte me njerëzit e pasur që ka hasur rrugëve të Milanos, por duhet të orientohet me nivelin ekonomik dhe të vetëdijes për modën që kanë pjesa më e madhe e njerëzve këtu në Shqipëri.

Aida: Të thuash që më pëlqen të vishesh te "Gabi", është shtirje

Aida nuk ra aspak dakord me shumicën e banorëve të shtëpisë së famshme të "Big Brother"-it, të cilët, në debatin mbi veshjet, po reagonin se shpesh kishin gjetur në tregun e veshjeve të përdorur "Gabi", mall cilësor. Ajo deklaroi se kjo mani për të ngritur "Gabin" në piedestal, i dukej si shtirje dhe një mënyrë për t‘u dukur si "të thjeshtë" para publikut. Aida rrëfeu se nuk kishte marrë kurrë këshilla nga nëna e saj për mënyrën e bërjes ekonomi dhe të të kursyerit. Ajo kujtoi se nëna e saj ishte shumë e zënë me punë dhe kur vajza ishte në moshë për të marrë këshilla për mënyrat sesi menaxhohen lekët, ajo nuk e kishte orientuar. Për këtë arsye, Aida, pranoi se, ndryshe nga shoqet e saj, ajo nuk dinte të blinte "lirë" apo të shkonte te "Gabi", sepse askush nuk e kishte mësuar që të kursente në veshje. Aida e mbylli bisedën duke reaguar se nuk ndjehej e penduar që nuk vishej te "Gabi", pasi mendonte se veshjet dhe këpucët, duke qenë të përdorura, nuk ishin higjienike dhe mund të dëmtonin shëndetin apo higjienën personale.

Të gjithë së bashku te "Gabi"

Anjeza u ka rrëfyer banorëve të tjerë se, në një zonë të Tiranës, kishte dyqane të mirëfillta ku shiten veshje të përdorura. Këto dyqane kishin marrë emrin nga një telenovelë e njohur e "Top Channel", dhe nga të gjithë blerësit ky vend quhej "100 vitrinat". Arjoni, duke qenë se ka jetuar për shumë kohë jashtë, por që ka dëgjuar për "Gabin", ishte shumë i interesuar për këtë lloj vendi ku gjendej gjithçka me çmim të lirë. Më pas, në bisedë e sipër, Sori i ka treguar Arjonit një bluzë të një marke të njohur që ai e kishte paguar duke e blerë te "Gabi", për vetëm katërqind lekë. I tërhequr pas stilit "Vintage", Arjoni i ka ftuar banorët që, pasi të dalin nga "Big Brother", të organizohen dhe të shkojnë për të bërë shoping te "Gabi" i famshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›