Nadal "ko", e mund Del Potro
Befasohet tenisi. Në fakt, gjysmëfinalisti i tretë i Masters 1000 në Majami nuk është Rafael Nadal, ashtu siç kishin parashikuar të gjithë, por Juan Martin Del Potro. Argjentinasi ka mundur numrin një të botës me rezultatin 6-4 3-6 7-6; çelësi i setit të parë ishte loja e nëntë, kur numri 7 i botës arriti të rrëmbente shërbimin e kundërshtarit, duke i hapur rrugën vetes kështu për konkluzionin final. Në fraksionin e dytë të lojës është spanjolli Nadal, që shfaqet agresiv dhe në fund fiton 6-3. Në setin e tretë ndryshon muzika: në fillim avancon spanjolli me një 3-0, por argjentinasi rikuperon, më pas favorizohet nga gabimet e Nadalit, i cili eliminohet. Gjysmëfinalisti i katërt është skocezi Andy Murray, i cili mundi Fernando Verdaskon me rezultatin 6-1 6-2. Ndërsa në përballjen interesante për femra, derbi numër 20 mes motrave Ulliams i shkon Serenës. Amerikania numri një i botës ka mundur motrën Venus në tri sete me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3. Nëse Serena do të mundej, do të kishte humbur kreun në renditjen botërore në favor të ruses Dinara Safina.