Anifest Rozafa sot ne kala
Fillon ne Shkoder edicioni i pare i Festivalit Nderkombetar te Filmit te Animuar Anifest Rozafa 2010. Drejtori i Pergjithshem i Festivalit Artan Maku tha se gjate ketyre diteve eshte programuar shfaqja e 50 filmave qe kane fituar cmime nderkombetare ne festivale te ndryshme ne mbare boten dhe qe do te konkurrojne edhe ne Anifest Rozafa.
Jane 60 filma te animuar shqiptare te perzgjedhur nga 210 filma qe do te shfaqen ne programin e retrospektives 10 filma jashte konkurrimit qe do te shfaqen ne Programin Special zhvillohen 4 seminare me femijet e qytetit te Shkodres dhe te Tiranes.
Filmat me te mire te ketij festivali do te shfaqen ne Tirane.
Sipas organizatoreve filmat per konkurrim u zgjodhen nga 100 aplikime te artisteve te huaj nga Europa Azia dhe Amerika e Veriut dhe e Jugut. Disa nga filmat qe do hyjne ne konkurrim jane The Tiny fish i Sergei Ryabov Rusi Chicoryn Coffee i regjisorit Dusan Kastelic Slloveni Poor Yorick i regjisorit Sergey Gordeev Rusi The C. Story i Carlos Navarro - Spanje El Emmpleo regjisor Patricio Plaza Argjentine Honayns Shoe regjisor Mohamed Ghazala nga Egjipti etj..
Festivali mbeshtetet nga Bashkia e Shkodres Ministria e Kultures Arkivi i Filmit Qendra Kinematografike DAR-Shkoder.
Vazhdon konkurrimi per Apollonin e Arte
Edicioni i 9 -te i Festivalit Nderkombetar te Aktrimit Apollon 2010 vazhdon konkurrimin prej te shtunes deri me 6 tetor. Gjate kesaj jave ngjiten ne skenen e teatrit Bylis te Fierit Teatri i Fierit me komedine Dy duzina trendafilash i Aldo De Benedeti me regji te Dafina Llupit Teatri i Metropolit i cili hapi festivalin me komedine dramatike Me e vertete se e verteta me autor Martial Courcier dhe regji te Rozina Kostanit Teatri Kombetar me komedine e zeze Forca e Zakonit te Thomas Bernhard dhe regji te Kristian Papke Trupa e Teatrit Sarza nga Sardenja me pjesen Teto Birori me autor Grazia Deledda dhe regji Romano Fodani Teatri Kombetar Prishtine me dramen psikologjike te autorit kilianin Ariel Dorfman Vdekja dhe vasha me regji te Fatos Berishes dhe Teatri ATK nga Pogradeci me pjesen E madhe eshte gjema mekatit me regji te Adonis Filipit dramatizim i vepres se Mitrush Kutelit nga Anastas Kostandini.
Juria e festivalit e cila jep cmimet Apollon per aktoret me te mire perbehet nga Edi Luarasi Roza Anagnosti dhe regjisori Mehmet Xhelili.
k. th