E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija amerikane në Durrës, asistencë për parandalimin e trafiqeve

Ekipazhi i anijes zbarkuese amerikane USS Gunston Hall ka zhvilluar nje pritje per zyrtare te larte te vendit me rastin e vizites se saj portuale ne Durres. Ministri i mbrojtjes Arben Imami, zv-ministtri i brendshem Avenir Peka, komandani i flotës, e ngarkuara me pune e ambasades se SHBA-së ne Tirane Deborah Xhons etj. si dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë përshëndetur këtë vizitë të anijes amerikane në Durrës.

Sipas zv.admiralit Frank Pandolfe kjo vizite eshte nje rritje e bashkepunimit midis dy vendeve në fushën e mbrojtes.
“Vlerësoj mbështetjen e të pranishmëve për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë jetike të Europës. Si aletë të NATO-s ndajmë interesa të përbashkëta dhe të vazhdojmë të fuqizojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm për të promovuar sigurinë në gjithë rajonin. Ne forcojmë marrëdhëniet tona, po ashtu edhe pëmes stervitjeve trajnuese sic ëhtë projekti për marinarët e Adriatikut, ashtu si edhe me vizita portuale si kjo e ditës së sotme”tha ai.
 

Te pranishmit jane pershendetur edhe nga e ngarkuara me pune e ambasades se SHBA-së ne Tirane, Deborah Xhons.
Anija amerikane pritet te zhvilloje nje stervitje me qendren nderinstitucionale operacionale detare per intensifikimin e stervitjeve per parandalimin e trafiqeve ne det. Nga ana tjeter ekuipazhi i anijes do te zhvilloje vizita gjate ketyre diteve ne qytetet e Beratit, Fierit, Shkodres, Tiranes dhe Krujes .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›