E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, transportonin klandestinë, në pranga dy persona

Nga strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Gjirokastër, Fier, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër ka përmbylluar me sukses operacionin "STAFETA", me anë të të cilit u bë i mundur arrestimi i 2 shtetasve, përkatësisht:

1.Fatmir Maxhun Cahani, vjeç 44, banues në Tiranë
2. Bashkim Hamit Brahimi, vjeç 25, banues në Tiranë.
 

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, rreth orës 23.30`, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, në fshatin Gril, të rrethit Malësi e Madhe, teksa po tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të Malit të Zi 6 shtetas Marokenë.
Operacioni, që bëri të mundur arrestimin e këtyre dy shtetasve, u zhvillua pas grumbullimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të punës për parandalimin e goditjen e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta për në shtetet e Europës Perëndimore.
 

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e luftës kundër trafiqeve organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
 

Si rezultat i ndjekjes së vazhdueshme u bë e mundur kapja në flagrancë e tyre, teksa me mjetet e tyre me targa Tr 9586 L dhe Tr 4833 S, po transportonin dhe tentonin të kalonin në drejtim të Malit të Zi në mënyrë të paligjshme 6 shtetas klandestinë me origjinë nga Maroku.
 

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›