E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, rrëzohet nga ura me traktor, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një rrëzimit me automjet nga ura. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm disa minuta më parë rreth 5 km larg Peshkopisë te "Ura e Pilafit", ku shtetasi Naim Doda teksa po udhëtonte me një traktor u rrëzua pasi humbi kontrollin e mjetit. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›