Anija cisternë, dështon gjetja e kapitenit, pala shqiptare mbyll kërkimet
DURRËS-Pala shqiptare ndërpret kërkimet për gjetjen e kapitenit të anijes cisterne ‘Edirne’ që u mbyt të dielen, 6 milje larg Porto Romanos në ujërat territoriale shqiptare.
Prej ditës së dielë deri sot, polumbarët kanë kërkuar trupin e kapitenit, Khayyam Mammadov, i cili rezulton i zhdukur menjëherë pasi anija pësoi incidentin e rëndë, ku fillimisht mori flakë dhe pas 30 minutash u mbyt.
Marinarët dëshmuan se në anijë, kryesisht në depozitat e poshtme po kryheshin punime për pastrimin e tyre dhe ndonjë shkëndijë e mundshme e saldatrices mund të ketë sjellë shpërthimin. Fillimisht u dëgjuan disa zhurma dhe kapiteni zbriti të shihte cpo ndodhte, por më pas ndodhi shpërthimi i madh dhe anija nisi fundosjen.
Nga këto dëshmi, polumbarët të RENEA-s nisën menjëherë kërkimet në skeletin e anijes cisternë, brenda në kabinë. Duke përballuar temperaturat e ftohta dhe rrymat detare, polumbarët kërkuan prej ditësh dhe vetëm ditën e sotme arritën të hynin në kabinë. Por kërkimi dështoi pasi asnjë trup nuk u pa në kabinë dhe as në depozitën që shpërtheu në flakë që solli dhe mbytjen e anijes.
Nga ngjarja të dielën në anijen me flamur të ‘Sierra leones’, u nxorrën të djegur dhe të pajetë trupat e 2 marinarëve të tjerë.
Bilanci i mbytjes së anijes cisternë konkludon në 3 viktima dhe 12 të shpëtuar.
Marinarët e anijes ishin të disa kombësive. Tre prej tyre ishin turq, dy ukrainas, katër azerbaxhianas dhe 6 gjeorgjianë. Pas shpërthimit anëtarët e ekuipazhit të anijes u ndodhën të traumatizuar në det. Për shkak të distancës së afërt të anijes nga bregu, shpërthimi është parë nga punëtorët e Porto Romanos të cilët po merren me ndërtimin e dallgëthyesit të "Romano Port". Ata kanë njoftuar edhe kapitenarinë e portit detar të Durrësit si dhe policinë kufitare për ngjarjen. Me një varkë të vogël prej druri cila i përket strukturës së sigurisë së "Romano Port" brenda 10 minutash është bërë e mundur vajtja në vendin e shpërthimit dhe ndihma për 12 detarët e mbijetuar.
Ata pasi u nxorën në breg të detit u transportuan në spitalin rajonal të Durrësit ku rezultojnë që të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Ekuipazhi
Personat, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në vijim të patrullimeve të kryera në det:
Malkhaz Lazishvili, 54 vjeç, i vdekur.
Beka Urushadze, gjeorgjian, i vdekur.
Khayyam Mammadov, nga Azernaxhani, 58 vjeç, i zhdukur.
Te mbijetuar
Ola Hatazase, e mbijetuar
Basilande Autande, e mbijetuar.
Vladimir Vershanos, i mbijetuar.
Torineva Arisa, i mbijetuar
Jozef Katamatzi, i mbijetuar
Stela ibrahimov, i mbijetuar
Arif Mardonov, i mbijetuar
Mesut Pakahash, i mbijetuar
Ening Holdez, i mbijetuar
Mikariev Totanie, i mbijetuar
Harkun Turkish, i mbijetuar
Ramik Malikov, i mbijetuar.
Anija çisternë ka shkarkuar 3 ditë para mbytjes një ngarkesë prej 3500 tonë karburant në Porto Romani dhe ishte duke u larguar nga vendi ynë për në drejtim të Italisë. Hetimet per zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, vazhdojne nga Prokuroria e Durrësit.
(d.b/BalkanWeb)