Komisioni hetimor, Spahiu: Do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese
TIRANË- Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu e ka quajtur të paprecedentë largimin e tij nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ndërsa shton se me pranimin e kërkesës së PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj tij, ka një përplasje të qartë mes dy pushteteve. Kjo tha Spahiu, nuk është më një cështje personale.
“Një javë më parë në disa media pata paralajmëruar dorëheqjen time, por në kushtet e këtij presioni nuk mund ta bëj, kjo nuk është më cështje personale por krijon një precedent të rëndë diktatorial për funksionimin e drejtësisë. Ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë, drejtësia nën presion dhe sulm”, tha numri dy i KLD.
Ai deklaroi edhe njëherë se shkarkimi i tij nuk parashikohet në Kushtetutë, ndërsa e quajti të sajuar kërkesën e PD-së. Vetëm ndërhyrja e Gjakatës Kushtetuese mund të ndalë presionin e hapur ndaj meje, tha Spahiu më tej.
“Kërkoj antikushtetueshmërinë e këtij komisioni hetimor. Gjykata Kushtetuese të ndalë këtë diktaturë të pushtetit, sistemi i frikës ka cënuar lirinë”, tha Spahiu më tej.
Nënkryetari i KLD-së tha ndër të tjera se nuk do të marrë pjesë në punimet e këtij komisioni.
“Kryeministri po ushtron presion të hapur ndaj meje, presion i paprecedent, dhunim ku një pushtet kërkon të vendosë kontroll politik mbi një pushtet tjetër, Nuk mundet një pushtet të ushtrojnë kontroll mbi pushtetin tjetër në demokraci, ku tre pushtetet qendrojnë të ndara…Distancohem nga këto nisma antikushtetuese, nuk do marr pjesë kurrë në punimet e këtij komisioni të ngritur në antikushtetueshmëri, kur nuk dëgjon zërin tim si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si mund të dëgjojë qytetarin?”, nënvizoi Spahiu.
Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor, me qëllim shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Kërkesa u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita braktisi mbledhjen.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, 'Ligjet' nisin procedurat VIDEO: Spahiu: Do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese