E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija cisternë e mbytur, kërkime në det për kapitenin

DURRES-Kanë rinisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm kerkimet per gjetjen e trupit të kapitenit të anijes cisternë ‘Edirne’, Khayyam Mammadov, i cili rezulton i zhdukur pas ngjarjes se djeshme 6 milje larg Porto Romanos, pasi anija u përfshi nga flakët dhe më pas u mbyt.
Kerkimet po vijojne me helikopter dhe 2 motovedeta. Kerkimet vijuan dje nga ora 14:00 deri ne oren 17 e 30 minuta dhe u nderprene per shkak te erresires dhe motit te keq´, per te rinisur mengjesin e sotem.

Rreth orës 12:00 në operacionin për gjetjen e kapitenit të zhdukur janë bashkuar dhe polumbarët e forcave RENEA.
Polumbarët nisën kërkimin brenda anijes së mbytur, por kanë hasur vështirësi për shkak të rrymave detare të shumta në këtë zonë të detit.

Dje rreth orës 13:40, 6 milje larg brigjeve të Porto Romanos, një anije cisternë shpërtheu fuqishëm dhe pas 15 minutash ajo përfundoi në fund të detit. Anija quhej "Edirne" dhe lundronte me flamur të shtetit të Sierra Leones. Në anije ndodheshin 15 marinarë prej të cilëve 13 meshkuj dhe 2 femra. Marinarët e anijes ishin të disa kombësive. Tre prej tyre ishin turq, dy ukrainas, katër azerbaxhianas dhe 6 gjeorgjianë. Pas shpërthimit anëtarët e ekuipazhit të anijes u ndodhën të traumatizuar në det. Për shkak të distancës së afërt të anijes nga bregu, shpërthimi është parë nga punëtorët e Porto Romanos të cilët po merren me ndërtimin e dallgëthyesit të "Romano Port". Ata kanë njoftuar edhe kapitenarinë e portit detar të Durrësit si dhe policinë kufitare për ngjarjen. Me një varkë të vogël prej druri cila i përket strukturës së sigurisë së "Romano Port" brenda 10 minutash është bërë e mundur vajtja në vendin e shpërthimit dhe ndihma për 12 detarët e mbijetuar.
Ata pasi u nxorën në breg të detit u transportuan në spitalin rajonal të Durrësit ku rezultojnë që të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 3 marinarë mes tyre edhe kapiteni i anijes 53-vjeçari Khayyam Mmadov nga Azerbaixhani rezultojnë të mbytur. Dy prej tyre janë gjetur ndërsa një i tretë ende nuk është gjendur. Gazeta Shqiptare zbulon emrat e ekuipazhit te anijes cisterne.
Ekuipazhi
Personat, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në vijim të patrullimeve të kryera në det:
Malkhaz Lazishvili, 54 vjeç, i vdekur.
Beka Urushadze, gjeorgjian, i vdekur.
Khayyam Mammadov, nga Azernaxhani, 58 vjeç, i zhdukur.
Te mbijetuar
Ola Hatazase, e mbijetuar
Basilande Autande, e mbijetuar.
Vladimir Vershanos, i mbijetuar.
Torineva Arisa, i mbijetuar
Jozef Katamatzi, i mbijetuar
Stela ibrahimov, i mbijetuar
Arif Mardonov, i mbijetuar
Mesut Pakahash, i mbijetuar
Ening Holdez, i mbijetuar
Mikariev Totanie, i mbijetuar
Harkun Turkish, i mbijetuar
Ramik Malikov, i mbijetuar.

Anija çisternë ka shkarkuar 3 ditë më parë një ngarkesë prej 3500 tonë karburant dhe ishte duke u larguar nga vendi ynë kur papritur ka marrë flakë si pasojë e një shpërthimi brenda saj dhe më pas është fundosur e tëra. Shkak per shperthimin dyshohet se eshte bere momenti i pastrimit te depozitave ku mbahej karburanti, por hetimet per zbardhjen e ngjarjes, vazhdojne nga Prokuroria e Durresit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbytja e anijes tjetër turke, vetëm 1 muaj më parë Marinari rrëfen minutat e tmerrit në Porto Romano Durrës, mbytet anija, 2 viktima, 1 i zhdukur. Zbardhet shkaku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›