Anija sjell refugjatët në Bengazi

Një anije me qindra njerëz të evakuar nga Misrata, qytet libian i rrethuar nga forcat e Moamer Gadafit, mbërriti sot në qytetin e Bengazit.
Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, tha se në anije ndodhen rreth 800 punonjës emigrantë nga Afrika dhe Azia, si dhe rreth 250 libianë.
Në mesin e të evakuuarve janë më shumë se 30 të plagosur. Misrata, qyteti i vetëm që mbahet nga rebelët në Libinë perëndimore, tashmë prej dy muajsh është i rrethuar nga trupat e Gadafit.
Deri tani, me anije janë evakuar rreth 13 mijë njerëz.