E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia pagon 25 miliona euro, shkel të drejtat e njeriut

Shkeljet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kanë kushtuar Turqisë vitin e kaluar 25 milionë euro.

Frederik Sundberg, zyrtar i Këshillit të Evropës tha se rastet e Turqisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë të bëjnë kryesisht me trajtimin e keq të separatistëve kurdë.

Ai tha se kompensimet që kanë paguar Rumania dhe Rusia së bashku kapin shumën prej 7.4 milionë euro.

Pas tyre vijnë Italia me 6 milionë euro dhe Portugalia me 5 milionë euro.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›