E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anijet luftarake turke mbërrijnë në portin e Durrësit

Shefi i shtabit të Forcave tona detare, kapiten i rangut të parë Roland Nasto, tha se anijet ushtarake të grupit të fregatave turke drejtohen nga kundëradmirali Ismail Taylan.

Fregata TCG Giresun me gjatësi 138.6 metra dhe ajo ndihmëse TCG Akar me gjatësi 118 metra, sapo janë ankoruar në kalatat 5 dhe 6 të portit të Durrësit, ndërsa pritet mbërritja e fregatës komanduese TCG Kemal Reis me gjatësi 142 metra. Sipas të njëjtit burim, po sot në mëngjes në portin detar të Vlorës janë ankoruar fregatat Gaziantep me gjatësi 138.6 metra dhe Turgut Reis me gjatësi 111 metra.

Shefi i shtabit të Forcave detare, Kapiten Nasto shtoi se gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, ekuipazhet e anijeve turke së bashku me përfaqësuesit e forcave tona detare do të zhvillojnë një sërë veprimtarish të përbashkëta kulturore dhe sportive.

"Të premten, në ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri, do të zhvillohet një stërvitje e përbashkët në det", bëri të ditur Nasto, duke shtuar se, "një tjetër stërvitje do të zhvillohet më parë në bordin e anijes turke Kemal Reis".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›