Basha: Synojmë një "Shengen" ballkanik
“Synimi ynë kryesor është të përcaktojmë brenda një kohe të shkurtër një kalendar realist për arritjen e Shengenit ballkanik, lëvizjes së lirë të qytetarëve të gjithë vendeve tona pa barriera administrative, kufitare dhe tarifore”, u shpreh Basha.
Duke përmendur si prioritete të kësaj iniciative forcimin e kontrollit të kufijve dhe krijimin e një banke të dhënash të përbashkët mbi të gjitha fenomenet e migracionit me të cilat përballen vendet tona, Ministri Basha nënvizoi edhe rëndësinë e rajonalizimit të përvojës të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, e cila operon me sukses të plotë në Durrës.
Basha informoi pjesëmarrësit ndërkohë se qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të plotë dhe të gjithanshme për riintegrimin e të rikthyerve së bashku me plan veprimin dhe kostot përkatëse financiare, duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë detyrim të ri të paraqitur Shqipërisë në mars nga Komisioni Europian.
“Shpreh bindjen se hapat domethënës që janë hedhur në plotësimin e të gjitha kushteve, duke përfshirë edhe kushtet shtesë për liberalizimin e vizave do të konkretizojnë së shpejti lëvizjen e lirë edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës”, tha Ministri Basha.
Deklaratat e tij u bënë në një workshop të MARRI-t që zhvillohet në Tiranë për përmirësimin dhe intensifikimin e aksesit për informacion dhe shkëmbimit të të dhënave mbi migracionin dhe refugjatët midis vendeve të rajonit me moton ”pa viza, pa tarifa, zonë e lëvizjes së lirë mes vendeve të MARRI-t”.