Kalojnë Meksika e UruguajFranca nuk e njeh turpin
JOHANESBURG- Meksika e Uruguaj në turin tjetër, Franca e Afrika e Jugut në shtëpi. Kanë qenë këto verdiktet e grupit A të Kupës së Botës, pas ndeshjeve të treta të luajtura sot. Ashtu siç pritej, Meksika e Uruguaj kanë mundur të sigurojnë një kalim për më tej, ndonëse skuadra amerikano-veriore u mund 1-0. Ndërkohë, në takimin tjetër, Franca pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në shifrat 2-1 me vendasit e Afrikës së Jugut. “Gjelat” e Rajmond Domenek kishin nevojë për një fitore të thellë për të shpresuar në kalimin e grupit, por në të vërtetë ata kanë marrë një tjetër humbje, që konfirmon formën katastrofë të këtij ekipi.
Sherret brenda skuadrës, harmonia e munguar dhe problemet e mëdha të disiplinës, bënë që francezët t’i thoshin lamtumirë përpara kohe Botërorit. Ata u shfaqën si një nga ekipet më të dobta dhe më të shthurura, me probleme të mëdha brenda grupit dhe me një trajner arrogant që nuk mund të ruante dot stabilitetin e ekipit. Afrika e Jugut gjeti golin e avantazhit në minutën e 20-të me anë të Kumalos, ndërsa 6 minuta më pas, Franca mbeti me 10 vetë për shkak të një kartoni të kuq të pamerituar të marrë nga Gurkuf. Mfela realizoi edhe golin e dytë në ekipin vendas në minutën e 37-të, duke ndezur shpresat e afrikano-jugorëve.
Por, edhe pse me 10 vetë Franca arriti të shkurtonte shifrat me anë të Florent Maluda 20 minuta para fundit. Gjithsesi, ky rezultat nuk i vlejti askujt.
Në takimin tjetër, Uruguaj arriti të merrte kreun e grupit, duke shmangur një përplasje me Argjentinën në 1/8 e finales. Skuadra e drejtuar nga Oskar Uashington Tabarez fitoi 1-0, falë një goli të Luis Suarez 2 minuta para fundit të pjesës së parë. Meksika ishte më e rrezikshme përgjatë gjithë takimit, duke sulmuar vazhdimisht, por përpara portës lojtarët e saj nuk kanë qenë aq të frikshëm. Në pjesën e parë Xhovani Dos Santos goditi traversën për meksikanët, ndërsa në të dytën rastin më të mirë e pati Rodrigez, i cili 2 metra larg portës, nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. Gjithsesi, Meksika mundi të sigurojë vendin e dytë në grup, pavarësisht humbjes.
GRUPI A
Francë-Afrikë J. 1-2
Shënues: 70’ Maluda / 20’ Kumalo, 37’ Mfela
Arbitër: Ruiz (Kol)
Meksikë-Uruguaj 0-1
Shënues: 43’ Suarez
Arbitër: Kasai (Hun)
RENDITJA
ndeshje pike
Uruguaj 3 7
Meksikë 3 4
Afrika J. 3 4
Franca 3 1
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)