E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Elbasan, viktimat maqedonas

Pas hetimeve, rezultoi se të aksidentuarit janë një familje maqedonase. Viktima e aksidentit është Sasha Stefanovska, 55-vjeç dhe Vaso Stefanovska, 75-vjeç.

Të plagosur kanë mbetur Maria dhe Filip Stefanovska, përkatësisht 13 dhe 10-vjeç, si dhe Matjan Matovska, nip i familjes. Sipas policisë, familja maqedonase jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa udhëtonin në drejtim të vendit të tyre.

Elbasan, bie makina në humnerë, 2 të vdekur

Elbasan (14:20) – Një makinë që po udhëtonte nga Tirana në Elbasan ka përfunduar në një humnerë sot rreth orës 14:00. Për pasojë, dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi në Qafë Krrabë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Tre të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Forca të shumta policia si dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Makina me targa amerikane ishte nisur në drejtim të Korçës.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është humbja e kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen si dhe identitetin e viktimave dhe të lënduarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›