Kukës, edhe tre raste të reja me ethe hemorragjike
Rastet janë shënuar dy ditët e fundit. Një 12-vjeçar dhe një tjetër person i prekur nga kjo sëmundje janë nga Kukësi, ndërkohë që i treti është nga Hasi.
Mjeku infeksionist në spitalin e Kukësit, Mark Nurthi, tha se aktualisht gjendja e tyre nuk paraqitet serioze, ndërkohë ka shtuar se rastet më të rënda dërgohen për kurim më të specializuar në Tiranë.
Mjeku shprehet se në spital mungon medikamenti Ripravina. Me rastet e reja shkon në 13 numri i të prekurve nga kjo sëmundje, ndërkohë që një grua nga Hasi humbi jetën në spitalin e Prishtinës.