E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila Godo - Fqinji që më bëri për vete

 ani jaupajA i parafytyroni ato ngackat me komshiun e katit më sipër?! Të ishte një kat më sipër me gjasë quhej fat sepse mund të kishte edhe më keq. Komshiu të ishte te pallati tjetër! Oh çfarë distance! Kështu nuk do të mund ta kontrolloje përherë se ku iku, ku shkoi! S’do të mund t’i kaloje të gjitha orët e lira nëpër korridor, sikur të kishe kushedi se sa punë, vetëm për të ndjerë sa larg ishin hapat. “Sa herë jam përgjunjur mbi atë tapet të vogël shtruar përpara dere!”- Ky i joni nuk është rasti i Cvajgut. Personazhi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me platonizmat e novelës.është e vërtetë që doktoreshë Anila Godo, ish ministrja e shëndetësisë, e njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm në lagjen ku kishte lindur e ishte rritur, për rastësi fare pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk përjetoi asnjë emocion të papërmbajtshëm. Princi i saj nuk jetonte në hyrjen e saj, banonte në pallatin përballë. Fillimi, për kohën, ishte krejt si të tjerët. Një ndalesë e beftë aty në trotuaret e lagjes mandej takime të fshehta që do pasonin njëri-tjetrin. Kaq! Papritmas historia u zbeh. Po jo nga ato zbehjet që zvarrisin telefonatat vetëm për shkak të rutinës. U ndërpre! Ato 3 muajt e parë u duk sikur shkuan kot. U desh të shkëlqente dielli fort të mund të takoheshin përsëri. Qëlluan të dy në plazh plazhin e Vlorës, qytet në të cilin pak kohë më vonë do të riktheheshin sërish por jo më me ngacka nga njëra çadër në tjetrën! Primar Lena, këtë herë të dytë, kishte qëlluar në shenjë...Si ishte dasma juaj?Jam martuar më 12 gusht të vitit 1984, pra 26 vjet më parë. Muajt para dasmës ishin pak a shumë të mundimshëm, pra si përfundim ditën që duhej të “nusëroje” e gjeje veten  mjaft të lodhur. Ishte gusht e bënte vapë, tërë familja ishte e përfshirë në përgatitjet e dasmës, unë bridhja tërë ditën për të zgjedhur fustanin e nusërisë. Mami, motra, kushërirat e afërta merreshin me të ashtuquajturën pajë, pastaj ftesat, çokollatat... parukierja... lulet. Babi kishte merak të organizonte sa më mirë darkën, të kishte sasi e cilësi. Pra, nuk ishte aq e thjeshtë të martoheshe. Sidoqoftë, festa e dasmës në Hotel “Arbana” ishte vërtet e bukur, sikundër më thanë shoqet ishte një dasmë shumë e bukur, ishte gatuar mirë e me bollëk siç e kishte merak babai. Orkestra ishte po aq e mirë sa të tjerat të tërë u dëfryen.   Asokohe s’kishte si të ishte ndryshe... na kujtoni disa detaje tradicionale nga dasma juaj?Përgjithësisht nuk është se në familjen time i vinim shumë rëndësi detajeve të disa zakoneve, të ashtuquajtura tradicionale. Unë personalisht ca më pak, pasi përgjithësisht nuk më pëlqejnë “kornizat e ngurta”, ndihem më mirë jashtë tyre.  Sidoqoftë, sikundër thoni  ju ishte e vështirë tu shpëtoje. Tani më vjen vërtet të qesh e pakëz turpërohem kur kujtoj që javën para dasmës u tregonim, jo pa një farë krenarie komshinjve, kushërinjve e miqve “përbërjen e pajës”; d.m.th. kuvertat, çarçafët e qëndisur, veshjet etj. Ua di shumë për faleminderit prindërve, që ndofta me sakrificë më bënë “një pajë të mirë”. Ishte një fillim komod për jetën familjare. Më vjen keq për të qëndisurat e shumta, për kohën e humbur me to, pasi të them të drejtën, si për mua dhe për motrën time të humbasësh kohën duke qëndisur buzët e çarçafëve është një gjë që nuk na shkon e nuk na pëlqen. Inatosem kur e kujtoj. Të martohesha sot do i merrja patjetër të paqëndisura, por si thamë, në atë kohë nuk dukej aq e thjeshtë të dilje jashtë realitetit të atëhershëm.Ruani ende ndonjë gjë prej pajës?...Një jorgan atllasi ngjyrë rozë, një kuvertë Korçe të leshtë, ndofta edhe ndonjë gjë tjetër që tani nuk më vjen në mendje.Po të veçantë, jashtë traditës apo ndryshe nga dasmat në të cilat ju kishit qenë e pranishme apo kishit dëgjuar më parë, ç’kishte e juaja?Ndoshta isha unë, qe kam valëzuar pa pushim në darkën e dasmës time dhe të nesërmen në darkën e dasmës të familjes së burrit. Atëherë kështu bëheshin, të ndara, të shtunën e të dielën. Një kushërirë e tim shoqi më tha: “nuk kam parë nuse të kërcejë në dasmën e saj më shumë se ty!”. Nuset, në pritje të dasmës së tyre, flasin shumë për fustanet. I zgjedhin, i mendojnë mirë, shfletojnë revistat e modës, kanë më shumë se një...Revista mode nuk kishte në atë kohë, në fakt jo se nuk kishte por fustanet që i shihje aty nuk i gjeje në Tiranë. Jepeshin fustane nusërie me qira, unë provova disa, doemos doja të zgjidhja më të bukurin, ndofta humba durimin e zgjodha më në fund një. Kur e mendoja më pas më vinte inat që nuk kisha zgjedhur atë që i pëlqeu motrës e mamit (të dyja janë më me gusto se unë), që në fakt ishte më i bukur.Përfytyroj që nuk keni mundur t’i shpëtoni një “rregulli”. Me siguri duhet te jeni kujdesur për t’i zgjatur flokët disa muaj para dasmës. Kështu, parkukierja do të kishte mundësi për të realizuar një krehje specifike...Në fakt jo, vetëm pak të rritura por jo te gjata. Parukierja (Luli) u mundua disi me disa karfica, bëri sa mundi. Tani, kur rishoh sot fotografitë e dasmës mendoj se nuk kisha dalë “nuse e bukur”, nuk kisha dhënë më të mirën që mundja, ndofta se isha dobësuar shumë e nuk më shkonte apo ndofta sepse si tip nuk më shkon shumë të nisem e të stisem.Nuset qajnë. Ose më mirë qanin aso kohë kur dilnin nga dera e babait...Kam  qenë shumë e mallëngjyer e kam qarë me të tepërt, sidomos ditën e diel në drekë, në çastin kur im shoq erdhi të më merrte sipas zakonit me taksinë e nuses, mbaj mend që isha shumë e prekur, duke zbritur shkallët zgjata dorën nga im atë si për t’i kërkuar pakëz ndihmë, po gjatë rrugës në taksi pushova se qari e qeshja me tim shoq që më tallte. Shpërtheva në lot përsëri te shkallet e shtëpisë së tij, ndërsa vjehrra po qeshte e po më përqafonte fort. Po martohesha me burrin që dëshiroja e po hyja me dëshirë nuse në shtëpinë që do e zgjidhja përsëri po të kthehesha mbrapa, por ishte  normale, po largohesha disi nga jeta e mrekullueshme në shtëpinë time, nga dashuria e pafund dhe e pakrahasueshme që vetëm një nënë e babë mund të të japë. Sidoqoftë, punët për mua janë vërtitur mirë se edhe sot banoj vetëm një kat më sipër familjes time e kështu jam përsëri pranë asaj prehjes së veçantë... A nuk do të kishit dashur të kishit një tufë më lule që ta hidhnit pas duke i vënë në garë shoqet beqare...Po, më pëlqen shumë ky zakon, do ta bëja me shumë dëshirë e gaz.Dhoma e gjumit padyshim duhet të ketë qenë pjesë e asaj gjysmës plot të shtëpisë së re. Element i domosdoshëm, i siguruar nga nusja... në mos gaboj, sipas “rregullores”?Po, ashtu ishte. . .Të nesërmen e dasmës, u nisët për...?Vlorë, muajin e mjaltit e kaluam në Kampin e Punëtorëve në Vlorë.  A u riktheheni shpesh imazheve  të stampuara të asaj dite? Apo qoftë edhe t’i nëpërmendni...Po, po, qëllon që duke kërkuar ndonjë fotografi, ndeshem me ato të dasmës dhe i shoh duke buzëqeshur, pasi çdonjëra më sjell ndër mend diçka, dikë, një emocion. Janë imazhe që mbeten, edhe ato të pastampuarat, pasi është vërtet një ditë e rëndësishme, sikur hapen portat e një bote të re, ndryshim i  madh, e vjen më pas drita e veçantë, e ëndërruar, dashuria më e madhe e kohërave, fëmijët e tu. Keni ruajtur mbiemrin tuaj... pse?Nuk di, ndofta sepse kam qenë gjithnjë krenare për origjinën, ndofta se adhuroja tim atë e më pëlqente kur më pyesnin “çfarë e ke Sabri Godon”, apo se kur u martova kisha filluar punë si mjeke në pediatri e kisha nisur tashmë të firmosja e të vulosja si “doktoresha Godo”, ndofta të tëra bashkë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›