Anisa Proda, "produkt" i Matures
Anisa Proda, tashme eshte ne vitin e dyte te Fakultetit te Shkencave Sociale. Ajo e ka mbaruar vitin e pare me rezultate te shkelqyera, ndersa edhe gjate provimeve te Matures Shteterore ka dale me rezultate shume te mira. Emrin e Anises e kemi ndeshur me rastin e botimit te nje libri me poezi dhe skica te saj, te titulluar "Absurdi nis nga une". Anisa ka rrefyer se i ka pelqyer gjithnje dega qe ka zgjedhur, madje ka qene e vetmja ku ka konkurruar. Idete i ka te qarta edhe per punen qe do te beje pasi te ndahet me auditoret: Specialiste ne ndonje instituti kerkimesh, ose ne ndonje organizate jofitimprurese. Gjate rruges se saj per te care ne jete, Anisa nuk i eshte nenshtruar paaftesise ne te pare, por e ka pranuar si pjese te sajen per te vazhduar perpara. Dhe kjo duket me se miri jo vetem ne rezultatet e shkelqyera qe ka arritur ne fakultet, por edhe ne librin qe ka nxjerre ne treg. "Absurdi nis nga une", nuk eshte thjesht nje liber i radhes ne vitrinat e librarive, por nje pasuri. Krijime te nje poeteshe te talentuar, e cila ka vite qe shkruan. "Jane rreth 60 poezi dhe skica, qe i kam shkruar me pare, por qe tani e pashe te udhes t'i nxirrja ne treg", eshte shprehur Anisa. Ajo tregon se ka qe ne moshen 13-vjecare qe ka filluar t'i hedhe emocionet ne leter. Pasi i ka perzgjedhur "frytet" e nje pune rreth 6-vjecare, ajo i ka permbledhur ne librin "Absurdi nis nga une". Jo vetem titulli, por edhe brendia e ketyre krijimeve duket se jane intriguese, qe te fusin ne nje bote te madhe emocionesh. Ndoshta ky ka qene qellimi i dyte, pas te parit qe eshte: "Ndarja e mendimeve dhe ndjesive me te tjeret, pra me lexuesin", sic shprehet Anisa.