"Brail", metoda per te mesuar e te verberve
Shkrimi brail eshte nje sistem pikash ne reliev qe perdoret nga personat me mungese te theksuar shikimi per te shkruar dhe lexuar. Baza e brailit eshte nje qelize drejtkendore. Brenda qelizes mund te realizohen gjashte pika te pozicionuara ne dy kolonat vertikale me nga tre pika secila, lartesia e pikave eshte afersisht 0,02 inch ose 0,5 mm. Ndersa largesia ndermjet qendrave te bazave te dy pikave me te aferta ne drejtim horizontal ose vertikal eshte 2,5 mm. Pikat brenda nje qelize vendosen ne pozicione plotesisht te percaktuara. Duke i kombinuar ato ne te gjithe menyrat e mundshme ne numer dhe vendndodhje perftohen se bashku me qelizen boshe gjashtedhjetekater modele ose kombinacione plotesisht te percaktuara (nga te cilat nje model bosh, 6 modele nje pikeshe, 15 modele 2 pikeshe, 20 modele 3 pikeshe, 15 modele 4 pikeshe, 6 modele 5 pikeshe dhe 1 model gjashtepikesh. Per qellime reference ne pershkrimin e strukturave ne kete material pikat emertohen ne kolonen e pare nga larte poshte 1, 2, 3; ne kolonen e dyte, gjithashtu, nga larte poshte 4, 5, 6. Ky sistem (sistemi i Brailit) eshte rezultat i mundit, mencurise dhe fantazise se Luis Brailit. Ai, me punen e tij ndryshoi perfundimisht metoden e te shkruarit dhe te lexuarit te te verberve.