E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Ende heret per levizje te tilla ne parti

Nga kampi i djathte nuk ka ende asnje levizje apo percapje per diskutim e negociata me aleatet per zgjedhjet parlamentare te 2009-es. Ne nje kohe kur Partia Socialiste ka nisur "pazaret" per zgjedhjet, selia blu nuk po shqetesohet kaq heret per kete ceshtje. Nje prej deputeteve te Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, tha per gazeten se eshte ende heret per te diskutuar mbi ceshtje te tilla apo negociata me aleatet e qeverise ne pushtet. "Me sa kam pare, nuk ka levizje te tilla. Eshte heret", u shpreh Biberaj. Ndryshe nga percarja e debatet qe kane perfshire opoziten, selia blu duket se i ka me te qeta relatat me aleatet e saj. I vetmi ferkim mes PD-se dhe aleateve eshte reflektuar ne komisionin e reformes zgjedhore. Kreret e partive te vogla jane bashkuar kunder dy te medhenjve per sistemin zgjedhor, duke kerkuar zgjedhje qe te zhvillohen me sistem proporcional te personalizuar, me lista te hapura e prag zgjedhor 2,5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›