E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Uroj Ramen per 8 marsin

Lideret e majte lane menjane dje akuzat dhe kritikat mes tyre, duke ia lene vendin urimeve per 8 Marsin. Ne Diten e Gruas, kryetari i PS-se, Edi Rama dhe ai i LSI-se, Ilir Meta kane ulur tonet mes tyre, duke mos u fokusuar vetem ne mesazhet e urimit per grate dhe vajzat shqiptare. Madje, kreu i LSI-se, Meta, nuk ka vonuar ta uroje dhe kryetarin e PS-se, per 8 mars. Kesisoj, ftesave per ribashkim te ardhura nga kampi roze, Meta preferoi t'i konvertoje me nje urim per kryetarin Rama per diten e 8 marsit. Por, nderkohe, qe te dy lideret garantuan pjesemarrje me te gjere te gruas ne jeten politike. Per kete arsye, kryetari Rama beri me dije se Partia Socialiste do te propozoje masa konkrete edhe ne procesin e strukturimit te sistemit te ri zgjedhor, per te garantuar nje raport shume me te arsyeshem gjinor ne Kuvendin e Shqiperise. Nje deklarate e tille erdhi dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, i cili uroi te gjithe grate e vajzat ne festen e tyre te 8 marsit. Madje, duke marre shkas pikerisht nga kjo dite feste, kreu socialist, Rama, vuri ne dukje se, "duke iu uruar te gjitha grave dhe vajzave 8 marsin, une dua te nenvizoj, qofte kenaqesine dhe krenarine e ligjshme per Partine Socialiste, qe eshte bere forca lider ne rrugen e krijimit te kushteve te barazise gjinore, qofte edhe vullnetin per ta kthyer kete jo thjesht nje ceshtje per PS-ne, por edhe ne nje ceshtje te Kuvendit te Shqiperise, ne nje ceshtje te jetes institucionale ne Shqiperi". Sipas tij, pa barazi gjinore dhe pa integrim real te grave dhe te vajzave ne jeten shoqerore nuk mund te kete nje shoqeri te drejte, solidare, evropiane. Duke shkuar me tej, Rama vleresoi se "listat e renditura jane nje avantazh i madh ne kete drejtim, pasi eshte nje mundesi, qe edhe nepermjet masave afirmative ne Kodin Zgjedhor, te krijohen kushte per te pasur nje Kuvendi te ri te Shqiperise, me nje raport shume me te arsyeshem gjinor". Nderkohe qe, kryetari Meta ka uruar nga Durresi, te gjitha grate, nenat dhe motrat me rastin e 8 marsit. Gjate nje takimi te zhvilluar me grate e LSI ne Durres, kreu Meta garantoi grate se "LSI-ja ne debatet e fundit, qe po behen per miratimin e sistemit zgjedhor, kembengul qe te miratohet nje sistem qe te kete perfaqesim dinjitoz te femres ne parlament". Por perqendruar pikerisht te thirrjet per ribashkim, Meta vuri ne dukje se "per problemet e ketyre ftesave qe vijne nga ana e perfaqesuesve te lidershipit te Partise Socialiste, une mendoj se dita e sotme nuk na lejon qe te merremi me politika te tilla, por eshte nje dite ku urimi per 8 marsin u shkon te gjithe shqiptareve, sikurse i shkon edhe kryetarit te Partise Socialiste". O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›