E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, 20 te verber provim me shoqerues

Luljeta Ndoka
Rreth 20 maturante, qe do te japin provimet e Matures Shteterore, do te kene me vete shoqerues. Lajmin e ben te ditur inspektori i Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi. Sipas tij, rregullorja e Matures Shteterore parashikon qe prane te verberve te caktohet nje person i besuar, i cili do t'u lexoje pyetjet ketyre maturanteve me aftesi te kufizuar ne shikim dhe gjithashtu, do t'ua plotesoje ato. Ndersa kryetari i Shoqates se te Verberve, dega Tirane, Ermir Kapedani, tregon se do te kete bashkepunim me MASH per kete ceshtje. Paraprakisht mesohet se pergjigjet qe maturantet e verber do t'u japin shoqeruesve per t'i shenuar ne test, do te incizohen, ne menyre qe te mos kete abuzime.
Te verbrit
"Pyetjet e testit do te jene te njejta me te maturanteve te tjere, per shkak se edhe dijet e marra ne shkolle te mesme kane qene te tille", thote specialisti i DAR, Muhamet Mesi. Ai tregon se te verbrit do te lihen ne nje klase te vecante. Gjithashtu, ata do te kene me vete edhe nga nje shoqerues te besuar, i cili do te zgjidhet ose nga Shoqata e te Verberve te Shqiperise, ose nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Keshtu, shoqeruesi do t'u lexoje pyetjet fillimisht maturanteve me aftesi te kufizuar ne shikim dhe me pas ata do te shkruajne edhe pergjigjet, ne baze te pergjigjeve qe do te jape maturanti i verber.
Incizimi
Per motive sigurie, per kete kategori maturantesh eshte vendosur qe te kryhet procesi i incizimit te pergjigjeve me nje mjet regjistrimi. Kjo, ne menyre qe shoqeruesi, edhe pse mund te jete i besuar te mos kete mundesi qe te ndihmoje maturantet, ose e kunderta", thone burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Incizimi i pergjigjeve lind si domosdoshmeri per faktin se maturantet e verber nuk kane mundesi qe te shohin c'kane shkruar ne te vertete shoqeruesit e tyre. "Vetem ballafaqimi i materialit te regjistruar me ate qe eshte shkruar ne fleten e testit do te mund te vertetoje se nuk eshte kryer asnje abuzim", thote specialisti Mesi.
Shoqata
Kryetari i Shoqates se te Verberve per degen e Tiranes, Ermir Kapedani, thote per gazeten se jane 20 anetare te kesaj shoqate, te cilet pritet te japin provimet me detyrim dhe me zgjedhje te Matures Shteterore. "Do ta bashkerendojme punen me dikasterin e Arsimit dhe me Drejtorine Arsimore te Tiranes, ne menyre qe gjithcka te shkoje ashtu sic parashikohet ne rregulloren e Matures Shteterore", thote Kapedani. Ai tregon se vitin e kaluar ka konkurruar vetem nje maturante e verber dhe gjithcka ka shkuar sipas parashikimit. "Jam i bindur qe ne baze te permbushjes se detyrimeve te seciles pale, edhe kete vit procesi i Matures per te verbrit do te kaloje me sukses", shpreh besimin Kapedani. Ai thote se pret rezultate te mira nga keta maturante, sepse niveli i tyre eshte i mire dhe praktika ka treguar se ata kane fituar ne dege shume te mira te universiteteve te vendit, duke u diplomuar madje edhe me rezultate te shkelqyera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›