E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston: Sjellja e Jolie, e pahijshme

Kishte preferuar te heshtte qe prej kohes kur u nda nga ish bashkeshorti 3 vjet me pare, por tani gjerat jane ndryshe.

Jennifer Aniston ka thyer heshtjen per femren qe vodhi zemren e Brad Pitt, duke folur per here te pare per lidhjen e tij me Angelina Jolie.

Ne nje interviste per “Vogue”, Anison ka rrefyer per ndarjen me te shoqin. Ajo e ka cilesuar te pahijshme lidhjen e dy aktoreve, pasi ndodhi ne nje kohe kur Pitt ishte ende i martuar me te dhe ajo nuk ishte aspak ne dijeni per ate qe po ndodhte.

"Nuk ishte e nevojshme qe Jolie te diskutonte neper faqe revistash disa detaje, psh, sesi ajo mezi priste te shkonte ne pune gjate xhirimeve te Mr Smith. Mund te tregohej me e matur”, tha Aniston.

Ne interviste, Aniston thote se ende flet me Pitt dhe sipas rastit edhe pershendeten.

"Nuk ndjej gje tjeter vec admirimit per te, jam krenare per te”, thote aktorja, ndersa shton se divorci nuk ka qene dhe aq i keq.

"Patem nje ndarje miqesore. Nuk ishte e keqe, nuk kishim urrejtje, sic u perfol. Thjesht martesa nuk funksionoi”, tha ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›